Tetova me pishinë të mbyllur për fëmijët e moshës shkollore

vull

Kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi njëherit edhe kandidate e sërishme për postin e kryetarit sot  së bashku me një pjesë të ministrave nga ekzekutivi qeveritar promovuam pishinën e mbyllur, për fëmijët e moshës shkollore.

Kjo pishinë e mbyllur për fëmijë dhe të rinjë është paraparë për të siguruar aktivitete shkollore, rekreative dhe sportive për stërvitje, por edhe për gara lokale në sportet e ujit, bëri të ditur kryetarja e komunës së Tetovës Arifi.

Objekti ka dimensione 20×30 m me një sipërfaqe prej 600 m2 e cila përmban

– Aneks me dhomat e zhveshjes për djem dhe vajza, tualete dhe dushe. Dhomë makinerie në të cilën ndodhen pajisjet hidro- termale të makinerisë.

– Pjesa kryesore në të cilën është vendosur shtrati i pishinës është me gjatësi 25 m, gjerësi 9 m dhe thellësi nga 0.80 m në 1.20 m.

Shtrati i pishinës është bërë me teknologjinë më të fundit të çelikut inox të petëzuar me membranë të fortë PVC.

Ky projekt është financuar nga Agjensioni për rini dhe sport dhe kap vlerën prej 43 milion denarë!

 

Next Post

Fatmir Izari : Komuna e Zhelinës ka numëruar në vend me këtë përbërje aktuale, motivimi im është përtej imagjinatës së oponentëve

Pas mbledhjes së Këshillit të përgjithshëm dhe zyrtarizimit të kandidaturave, kandidati ynë për Komunën e Zhelinës Dr. Fatmir Izairi iu drejtua opinionit. Të dashur qytetarë të Komunës së Zhelinës! Qëllimi për arritjen e një standardi më të mirë jetësorë për të gjithë dhe dëshira për ta maksimalizuar efikasitetin e kësaj […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: