Teuta Arifi: Zhvillimi urban një qytet i gjelbër për një jetë më të mirë

vull
Tetova është më shumë se një qytet. Ajo është qendra e rajonit të Pollogut. Si e tillë, ajo meriton infrastrukturë moderne që siguron trafik të pangarkuar, hapësira të mjaftueshme parkimi dhe lëvizje të sigurt për këmbësorët dhe ngasësit e biçikletave.
Në katër vitet e fundit kemi filluar rindërtimin e rrugëve në Tetovë për t’i azhurnuar si për një qytet me fluks në rritje. Tani po shkojmë një hap tutje – të ndërtojmë unazën, e cila do ta evitojë kaosin e trafikut në qytet, kurse me parkim të organizuar do të krijojmë më shumë hapësirë për të lëvizur dhe për të jetuar më mirë.
Përfundimi dhe sigurimi i rrjetit të ujit të pijshëm është njëri nga qëllimet tona më të rëndësishme për vitet e ardhshme, pasi tashmë kemi siguruar një pjese të madhe të qytetit me furnizim me ujë të pijshëm. Tashmë impianti i ri i trajtimit të ujërave të zeza do të fillojë të ndërtohet për të mbrojtur mjedisin dhe ujërat nëntokësorë.
Por për ne, zhvillimi urban do të thotë më shumë se rrugë, furnizim me ujë dhe trajtim i ujërave të zeza. Do të thotë një qytet i gjelbër për një jetë më të mirë. Rinovimi i bregut të lumit, si hapësirë rekreative, tashmë ka filluar dhe për të gjitha zonat urbane kemi një moto: Pemë në vend të betonit! Duke filluar nga sheshi kryesor, ku do të ndërtojmë hapësira të gjelbra, do të rino- vojmë parqet dhe këndet e lojërave nëpër lagje, do të sigurohemi që për çdo ndërtesë të re të krijohet një zonë e gjelbër.
Për ta parandaluar mungesën e infrastrukturës publike, për të siguruar që ndërtesat të jenë në përputhje me standardet moderne të sigurisë dhe ekologjisë dhe për ta mbajtur qytetin në rregull.
Transporti publik në qytet është e ardhmja dhe ne tashmë e kemi vënë këtë në funksion, për herë të parë në Tetovë. Jo vetëm që ne do ta zgjerojmë këtë rrjet, por do të investojmë në transport të ri dhe modern në qytet dhe në fshatra.
Next Post

Nëna e tij u gjet e pajetë në Himarë, bamirësi Ilir Hoxholli i shkruan Pirro Dhimës: Ajo që të rriti, vdiq, ti e kishe për turp të quheshe shqiptar

Bamirësi Ilir Hoxholli i shkruan një mesazh Pirro Dhimës, për ndarjen nga jeta të nënës së tij e cila u gjet e pajetë sot në Himarë. Lajmin e konfirmoi dhe Policia, e cila tha se kishte dyshime se 75 vjeçarja kishte ndërruar jetë prej 3-4 ditësh. Ndryshe nga mesazhet formale […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: