Udhëheqës i zyrës rajonale të MBPEU- së, në komunën e Zhelinës është emëruar Nagip Selmani nga fshati Debërcë

vull

Sot, në ambientet e komunës së Zhelinës mirëprita Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave z. Arjanit Hoxha së bashku me kryetarin e partisë prof. Bilall Kasami si dhe deputetin Kastriot Rexhepi, ku bashkërisht përuruam zyrën e rre të Njësisë Rajonale të MBPEU- së në komunën tonë.

Pas përurimit të hapjes së zyrës së re të Njësisë Rajonale të MBPEU-së, në komunën e Zhelinës, ku të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu, Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami,  si dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujerave z. Arjanit Hoxha u bë e ditur edhe emri i personit i cili do të udhëheq me këtë njësi rajonale.

“Lëvizja BESA dita ditës po hap institucione të rëndësishme në shërbim të qytetarëve. Sot është një ditë e veçantë për banorët e komunës së Zhelinës, hapja e Njësisë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë nën udhëheqjen e Nagip Selmanit. Faleminderit ministër për fjalën e mbajtur,” është shprehur në facebook anëtari i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi.

 

Next Post

Lëvizja Besa, kryetari i ri i Degës së Tetovës : Falënderoj 109 anëtarët e Kuvendit të Degës për besimin e dhënë dhe shpresoj që së bashku do korrim shumë suksese

Gjatë ditës së mbrëmshme me prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes BESA, sekretarëve të partisë anëtarëve të kryesisë qendrore, nënkryetarëve, u mbajt Kuvendi themelues i degës së Tetovës, ku kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës, Besar Durmishi dhe kryesinë e degës. Me këtë rast Kryetari i ri […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: