Vijon puna në Rrugën e Arbrit, segmenti në Xibër bëhet gati për asfalt

vull

Të gjithë banorët e Qarkut Dibër janë me sytë nga rruga e Arbrit dhe mezi presin përfundimin e saj që të jetë e kalueshme për të lëvizur drejt Tiranës dhe anasjelltas. Tashmë traseja e kësaj rruge është hapur e gjitha, ndërsa po punohet në tunelin e Murrizes, i cili ka një gjatësi prej 3.6 kilometrash.
Lajmi i mirë është që prej ditësh ka nisur puna për bërjen gati të trasesë nga tuneli në drejtim të fshatit Fshat, ku firma ndërtuese po bën hedhjen e shtresës së fundit të materialit të gurtë para se të nisë shtrimi me asfalt.

Burime pranë firmës thanë për Mat Televizion se brenda shumë pak ditësh do të nisë hedhja e asfaltit në këtë segment, sapo traseja të jetë gati. Puna vijon me intenstitet të lartë në hedhjen e shtresës së hollë të zhavorit dhe ngjeshjen e tij me mjete të rënda.
Asfaltimi i këtij segmenti do t’i japë një tjetër frymëmarrje të shtuar jo vetëm njësisë administrative Xibër, por gjithë Qarkut pasi puna vijon edhe në ndërtimin e rrugës lidhëse në fshatin Fshat në drejtim të rrugës nacionale.

Next Post

Zaev: Maksim Dimitrievski favorit për kandidaturën

Anketat dhe sugjerimet nga qytetarët do të tregojë se cili nga socialdemokratët do të jetë kandidatë në komunat e caktuara. Por, në Kumanovë sipas liderit të Lidhjes Socialdemokrate tët Maqedonisë, Zoran Zaev njëri nga më të parapëlqyerit është kryetari aktual i komunës, Maksim Dimitrievski. “Sigurisht se Maksimi është njëri nga […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: