Visar Ganiu: Bulevardi “Cvetan Dimov” në Komunën e Çairit me zgjidhje të përhershme, do të bëhet me 6 korsi

vull

Bashkë me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot paralajmëruam fillimin e procedurës për furnizime publike për rikonstruimin dhe ndërtimin e Bulevardit “Cvetan Dimov” në Komunën e Çairit u shprehë kryetari i Komunës së Cairit, Visar Ganiu.

“Projekti parashikon një zgjidhje moderne për arterien kryesore të Komunës së Çairit me 6 korsi, nga 3 në secilin drejtim, trotuare, shtigje biçikletash, gjelbërim dhe ndriçim të ri përgjatë gjithë trasesë prej 1100 metrash. Në këtë bulevard është planifikuar të kalojë edhe traseja e dytë e sistemit të autobusëve të shpejtë që do të qarkullojë nga Buteli përmes Çairit deri në Kisella Vodë. Qëllimi i Projektit është përmirësimi i mirëqenies dhe kushteve për jetesë të qytetarëve në Komunën e Çairit,” potencoi Ganiu.

Next Post

Dinastia e Nemanjave dhe Rasha, pjesë e trashëgimisë Ilire-Dardane

Nga Jusuf BUXHOVI -Shkëputje nga Pasthënia e librit “Dardania – antika, mesjeta”, ku bëhet fjalë për rolin e Dardanisë në antikitet, në mesjetë dhe veçmas për falsifikimet e historiografisë serbe, me anën e të cilave, bëhet përpjekje që me kovertimin e Tribalëve në serbë dhe të dinastisë Nemanjite me origjinë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: