Zaev: Natyrisht që BESA është ende pjesë e Qeverisë, dorëheqjet nuk janë verifikuar

vull

Ende nuk janë verifikuar dorëheqjet e zyrtarëve të Lëvizjes BESA, që apriori do të thotë se ata janë ende pjesë e Qeverisë, tha kryeministri Zoran Zaev në një prononcim për Shtypin e Lirë.

– Natyrisht që BESA është pjesë e Qeverisë. Kuvendi nuk e ka konfirmuar dorëheqjen e ministrit Arjanit Hoxha dhe as zyrtarëve të tjerë të BESA-s. Prandaj është logjike të thuhet se janë pjesë e qeverisë, tha Zaev.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha dha dorëheqjen më 12 nëntor së bashku me dy zëvendësministrat e Lëvizjes Besa.

Dorëheqjet, siç deklaroi atëherë Hoxha, janë dorëzuar si akt moral dhe respekt për organet e lëvizjes Besa.

Next Post

Alternativa do të vendosë javën e ardhshme për një hyrje të mundshme në qeverinë e Zaevit

Alternativa do të vendosë javën e ardhshme nëse do të jetë pjesë e shumicës së re parlamentare, ndërsa vendimi nëse partia do të hyjë në qeveri do të merret pas takimit të paralajmëruar të liderit të partisë Afrim Gashi me kryeministrin Zoran Zaev. Gashi në një prononcim për “MKD.mk” tregon […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: