Zaev: Një nga të mbijetuarit më tha për një shpërthim të madh në autobus

vull

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Sofje të Bullgarisë, ku si pasojë kanë vdekur 46 persona dhe 7 kanë mbetur të lënduar.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka shkuar në Sofje, ndërkaq ka treguar që në mesine viktimave të aksidentit janë edhe 12 fëmijë nën moshën 18-vjeçare.

Zaev ka treguar se ka folur me një nga të mbijetuarit e aksidentit.

“Kam mundur të flas me njërin prej të mbijetuarve. Ai i ka thënë se është dëgjuar një shpërthim i fortë, pas së cilës ai dhe 7 pasagjerë të tjerë kanë arritur të ikin nga dritaret”, tha Zaev, i cili së bashku me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe. dhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani tashmë janë në Sofje.

Zaev shton se kanë besim te autoritetet bullgare dhe se nuk do të kërkojë hetim paralel.

“Ne u besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse ata kanë nevojë për ndihmë, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë në hetim. Tani gjëja më e rëndësishme ësh
të të shohim se si t’i ndihmojmë viktimat,” shtoi Zaev.

Pas njohjes me gjendjen e të lënduarve, kryeministri do të takohet me homologun e tij bullgar Stefan Janev.

Next Post

Zaev, Osmani dhe Filipçe kanë vizituar të mbijetuarit e tragjedisë së autobusit

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, Filipçe tha se në mesin e udhëtarëve ka familje të tëra. Kryeministri Zoran Zaev, i cili së bashku me Filipçen dhe ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani ndodhen në Bullgari, falënderoi kryeministrin Janev dhe presidentin e Bullgarisë Rumen Radev, të cilët ishin të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: