Zaev: Regjistrimi është puna më e rëndësishme shtetërore, na duhen të dhëna për popullsinë që shteti të mos punojë në errësirë

vull

Duke u përgjigjur në pyetjet e  gazetarëve për rëndësinë e regjistrimit dhe mundësinë e shterjes së të njëjtit, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, theksoi se përmes procesit gjithëpërfshirës gjithmonë mund të zgjidhen të gjitha çështjet edhe kur ka hapësirën të arrihet  konsensus.

Por, siç theksoi ai, 20 vjet Maqedonia e Veriut nuk ka regjistrim.

“Këtu në Qeveri, në nivel lokal, kryetarët e komunave, të gjitha ndërmarrjet shtetërore publike, lokale, të gjitha kompanitë private dhe i tërë populli jonë, punojmë në mjegull, në errësirë, nuk i dimë numrat. Nuk dimë sa jemi, ku jemi të vendosur, cilat janë parametrat industrialë, cilat janë burimet themelore dhe ku kjo jep  indikacione serioze për rritjen ekonomike të vendit”, theksoi Kryeministri Zaev.

Siç, theksoi Kryeministri Zaev, regjistrimi është operacion statistikor dhe detyra  jonë është ta realizojmë.

“Është paraparë të realizohet nga data 1 prill deri më 21 prill dhe duhet të përfundojë. Edhe një herë do të përsëris. Në verë asnjëherë nuk mund të realizohet regjistrimi, muajin  shtator është fushata, muajin tetor janë zgjedhjet lokale. Nëse e shtyjmë për kur të shtyhet.  Për në maj? Kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Duhet të fokusohemi të gjithë me përgjegjësi që të përfundojmë regjistrimin dhe kjo është obligim i jonë qytetar i përcaktuar qartë me ligj. Nëse jemi shtet, duhet të sillemi si burrështetas dhe të veprojmë si burrështetas. Regjistrimi është nevojë domosdoshme në interes të të gjithë qytetarëve”, theksoi Kryeministri Zaev.

Next Post

Zari vogël që sillet në brekët e Edi Ramës

Nga Arben Llalla Qentë e racës “pekinez” vuajnë nga fiksim; ata mendojnë se janë pit bull dhe u sulën të gjithë njerëzve. Si këta qen ngjajnë shumë rilindas që sa herë u thotë Edvin Rama nisen të kafshojnë, megjithëse nuk kanë dhëmbë. Pa kaluar as dhjetë minuta nga një deklaratë e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: