Ziadin Sela takon ambasadorin e Francës

vull
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z. Ziadin Sela, u prit në takim në Rezidencën e Francës nga ambasadori i Francës në vend, z. Siril Bomgartner
Sot, më 05 korrik 2021, kryetari i Aleancës për Shqiptarët u prit në Rezidencën e Francës, në takimin e parë protokollar dhe në drekë pune, nga Shkëlqesia e Tij, ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Siril Bomgartner (Cyrille Baumgartner). Në takim mori pjesë edhe përkthyesi i ambasadorit për gjuhë shqipe dhe përgjegjësi për protokollin, z. Ardian RAMADANI.
Në nisje të takimit, kryetari Sela e uroi ambasadorin për marrjen e mandatit të ri të ambasadorit fuqiplotë në Maqedoninë e Veriut, duke i uruar njëkohësisht suksese dhe mbarësi dhe duke shprehur dëshirë në vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes Ambasadës së Francës dhe partisë së tij.
Kryetari Sela e mirëinformoi ambasadorin Bomgartner, për rrugëtimin politik të partisë, sfidat, kontributin dhe rolin e kësaj partie në interes të mbrojtjes së interesave të shqiptarëve dhe të shtetit.
Në takim, u prekën edhe çështjet  në lidhje me situatën aktuale politike në vend pas Forumit të Prespës, ku kryetari Sela shfaqi vërejtjet dhe sugjerimin e tij, mandej avancimi i të drejtave të shqiptarëve në vend, luftimi i krimit dhe korrupsionit, shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit, marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, perspektiva e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, anëtarësimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, si dhe roli dhe përkrahja  e Francës ofruar vendeve në këtë rrugëtim.
Kryetari Sela dhe ambasadori Bomgartner u pajtuan që të vazhdojnë takimet e tilla edhe në të ardhmen.
Next Post

Komuna e Çairit dhe Komuna e Stari Gradit drejt binjakëzimit, Çarshia e Vjetër dhe Bash Çarshia e Sarajevës i afrohen njëra tjetrës

Nga dita e sotme filluam procedurat për thellimin e bashkëpunimit midis Komunës së Çairit dhe Komunës së Stari Gradit të Sarajevës, Bosnjës dhe Hercegovinës, me çka edhe kemi hapur rrugën e binjakëzimit të këtyre dy komunave. Stari Gradi është komuna më e vjetër në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe historikisht më […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: