Flet avokati Bajrami mbrojtës i të miturës si e dyshuar për vdekjen e 16 vjeçarit në Banjën e Tetovës (VIDEO) 1

Avokati Ibraim Bajrami si mbrojtës i të dyshuares kryesore për vdekjen e të riut 16 vjeçar nga Novo Sella e Tetovës, për TetovaSot ka konfirmuar se si e dyshyar është një vajzë e mitur, por që sipas tij kjo çështje u takon organeve kompetente të hetojnë rastin dhe të zbardhin vdekjen tragjike të të riut.

“Për momentin mund të flas për një person e gjinisë femërore e cila është e mitur nën moshën 18 vjeçare. Çështja është në procedurë parahetimore dhe si e tillë për shkak të mbatjes sa më korrekte të rastit, është mirë që në këtë fazë të procedurës të lëm organet kompetente të bëjnë detyrën e vete”, theksoi avokati Ibraimi./TS

By vull