Vala e freskimit të logove përfshiu edhe gjigantin amerikan të makinave.

Edhe pse Ford nuk e përqafoi kurrë pamjen tredimensionale të emblemave, ata megjithatë vendosën të rafinojnë të tyren. Gjegjësisht, vlerësimet janë se ajo ende duket shumë e vjetëruar dhe se vështirë se përshtatet në teknologjinë e re dixhitale.

Adhuruesit e markës nuk duhet të shqetësohen edhe pse pasi e ashtuquajtura forma ovale blu është këtu për të qëndruar, e dallueshme nga një font po aq i mrekullueshëm. E reja është se shkronjat tani janë më të mëdha, gjë që mundësohet duke thjeshtuar vetë kornizën, pra duke hequr elipsin e ngushtë. Gjithashtu, fundi i kromit është hequr dhe zëvendësuar me të bardhën, ndërsa shtresa e poshtme ka marrë një nuancë më të errët të blusë.

Dizajni i ri i ovalit blu që do të shfaqet premierë me “Ford F-150” të ri është vënë re nga portali amerikan “Car & Driver”.

Vizitorët në panairin e automjeteve në Detroit do të jenë të parët që do ta shohin atë.

By vull