Fotografi ekskluzive: Ja si u vranë Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj (Dokumentar)

Njësi speciale të policisë dhe ushtrisë maqedone ishin pozicionuar në Lagjen e Trimave ku nisën luftimet drejt një grupi prej rreth 40 shqiptarëve.
Municioni ishte sosur, grupi kishte humbur pjesëtarë e si rrjedhojë u dorëzuan edhe luftëtarët e fundit.
Të vrarë mbetën edhe ata që konsideroheshin drejtues të grupit, Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj, e bashkë me ta edhe Samid Kastrioti nga Shkupi.
Për një dekadë ka pasur hamendësime nëse ata u zunë të gjallë e pastaj janë pushkatuar apo u vranë në betejë. Por MAT sjell në këtë edicion fotografi të rralla ku ata shihet se u qëlluan me armatim të rëndë./klankosova