Thursday, July 25, 2024
spot_img

Fronti Europian: Qeveria heq Balancuesin, Vlen hesht!

Paralajmërimi i fundit i mandatarit Hristijan Mickoski për heqjen e mekanizmit të Balanserit, është goditje e drejtëpërdrejtë ndaj Marrëveshjes së Ohrit, si një nga shtyllat kryesore për stabilitetin e shtetit dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend.

Ky hap është vetëm vazhdimësi e asaj që filloi me mosrespektimin e frymës së MO-së, duke mos respektuar vullnetin e shumicës shqiptare të shprehur në zgjedhjet e 8 Majit, për çka paralajmëruam me kohë se ishte qëllimi kryesor dhe i vetëm.
Ky skenar fatkeqësisht po ndihmohet edhe nga disa shqiptarë të cilët humbën zgjedhjet dhe nga etja për pushtet u bënë servil të VMRO-DPMNE-së.

Fronti Europian ashtu si në rastin e parë edhe për këtë hap të rrezikshëm për të ardhmen e vendit, do të paralajmërojë të gjitha qendrat ndërkombëtare dhe në veçanti, garantuesit e Marrëveshjes së Ohrit, SHBA-të dhe Bashkimin Europian.

Kujtojmë të gjitha subjektet në fjalë se çdo cënim i mekanizmave të Marrëveshjes së Ohrit, do të hapë tema dhe mekanizma të tjerë që sigurojnë barazinë mes qytetarëve dhe bashkësive etnike në vend.

Fronti Europian si forcë e vetme politike legjitime, nuk do të lejojë diskriminimin dhe majorizimin e qytetarëve dhe nuk do të mbajmë përgjegjësi nga pasojat që mund të sjellin provokimet e këtilla të Qeverisë jolegjitime.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT