Ftesë për Debat Publik mbi Transformimin Digjital të Shërbimeve të Ujëmatësve në Komunën e Tetovës

Tetovë, – Komuna e Tetovës fton të gjithë përfaqësuesit e sektorit civil, organizatat joqeveritare dhe qytetarët e interesuar që të marrin pjesë në Debatin Publik mbi temën:

“Studimi i Fizibilitetit për Transformimin Digjital të Shërbimeve të Ujëmatësve në Komunën e Tetovës”

📅 E Premte
🕙 Ora 10:00
📍 Salla e Këshillit Komunal – Komuna e Tetovës

Ky debat publik ka për qëllim të nxisë një dialog të hapur dhe konstruktiv rreth mundësive për rritjen e transparencës, përmirësimin e efikasitetit dhe rritjen e aksesit në shërbimet publike përmes proceseve të digjitalizimit.

Pjesëmarrja juaj është çelësi i suksesit për një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme!

Së bashku për një Tetovë më të zhvilluar, efikase dhe transparente!

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights