Gashi në Londër takohet me përfaqësues të diasporës

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se në kuadër të vizitës së tij në Londër është takuar me përfaqësues të diasporës.
“Në këtë ngjarje, u njoftova me sukseset e jashtëzakonshme që kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe diskutuam për mundësitë e zgjerimit të veprimtarisë të tyre në të ardhmen. Shpreha mirënjohjen time të sinqertë për kontributin e rëndësishëm që diaspora jonë ka dhënë për zhvillimin e vendit tonë. I falënderova për mikpritjen e ngrohtë dhe i inkurajova të vazhdojnë të mbeten një mbështetje e fortë e shtetit tonë.
Gjithashtu, faleminderime të veçanta për Ambasadoren Katerina Stavreska, për organizimin dhe mbështetjen e kësaj vizite!”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.