Koha News

Ke Çfarë Lexon!

Gazetarja më e bukur sportive është shtatzënë, portieri i njohur bëhet baba

1 min read

Një nga gazetaret sportive më atraktive në botë, Diletta Leota, ka bërë të ditur një lajm të mirë në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo dhe portieri gjerman Loris Karius, portieri i Newcastle të Anglisë, janë në pritje të një fëmije. Këtë ata e kanë bërë të ditur publikisht për fansat e tyre të shumtë përmes një videoje ku shkëmbejnë dashuri.

 

Kamera kap Dilettën dhe Llorisin duke u puthur dhe më pas duke biseduar ndërsa gazetarja italiane përpiqet të përmbajë emocionet e saj. Karius ia prek fytyrën në video dhe herë pas here shikon kamerën pas shpine. “Duhet t’ju themi diçka… A e dini tashmë?” Do të shpërthejmë nga gëzimi. Ne dhe barku im. Së shpejti jemi tre”, ka shkruar Dileta.

Lidhja e çiftit bukurosh është e njohur prej rreth gjysmë viti, pasi Dileta vendosi t’i tregojë botës se ishte në një lidhje me portierin në fund të vitit 2022. Karius më parë tërhoqi vëmendjen me lojërat e këqija në klubet e tij, pasi besimi i tij u shkatërrua plotësisht në ndeshjen që luajti me Liverpool kundër Real Madridit në finalen e Champions League.

 

Verified by MonsterInsights