Home / Kuriozitete / ShowBiz / Gentjana Gjergji: “Zemër shqiptare” e këndon i madh e i vogël…!

Gentjana Gjergji: “Zemër shqiptare” e këndon i madh e i vogël…!

Gentjana ka nisur të këndojë që në vogëli. Ndonëse fillimet ishin të vështira për të ajo sot gëzon disa vite karriere dhe mund të quhet me plot gojën një artiste e mirëfilltë. Ajo i këndon aq bukur zhanrin e muzikës popullorë të të gjitha llojeve si melankolike, popfolk dhe zbavitës. Nënë e një vajze të mrekullueshme, një bashkëshorte e kompletuar ajo di të ekuilibrojë jetën private me atë profesionale.  E pasur me një repertor të gjerë  fansat e saj e ndjekin dhe e vlerësojë në evente apo koncerte të ndryshme. Ajo e nisi karrierën  me babain e saj i cili edhe ai është një këngëtar shumë i mirë, Rrok Gjergji për të cilin Gentjana shprehet se ka qenë mbështetja e parë e më e madhe prandaj ka dhe shumë duete të bukura me të. Këngët e saj janë të gjitha të bukura por padyshim hit mbetet kënga e saj e fundit “Zemër shqiptare “ e cila absulutisht është përqafuar dhe pëlqyer nga audienca që në fillim. E fati ka dashur që ajo të ketë në krah vëllain e saj  Roland Gjergji, i cili është dhe një super bashkëpunëtor në muzikë. Rolandi është ideatori i këngëve të saj dhe njëkohësisht muzikanti (pianisti) që e shoqëron në çdo vijë melodike në eventet që ajo merr pjesë pasi ata janë kudo bashkë, brenda dhe jashtë kufijve. Së fundmi ishin me koncerte në Amerikë aty ku dhe janë mirëpritur dhe duartrokitur pa fund! Ajo është një  këngëtare që kudo këndon vetëm live pasi aty ndjen kënaqesinë dhe për këtë arsye është dhe shumë e kërkuar në gëzimet familjare që bëhen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Itali, Kroaci e kudo ku ka shqiptarë!

Loading...

Na fol pak për këngën dhe klipin tënd më të fundit…!

Kënga ime më e re titullohet “Zemër Shqiptare. Është një këngë që si unë ashtu dhe çdo shqiptar tjetër e gjen veten pasi trajtohet mesazhi i Shqipërisë së madhe. Sikurse unë ashtu dhe të gjithë shqiptarët ndjehemi krenare për të parët tanë. Figura të tilla si ajo e heroit tonë kombtare Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Ismail Qemali, Nënë Tereza (tashmë Shën Tereza), Adem Jasharit e shumë të tjerë që janë shembuj ndërkombëtarë e që njihen kudo dhe krenari pafund për çdo shqiptar. Nisur nga kjo unë dhe grupi im i punës vendosëm të sillnim prikërisht këtë temë në fokus. Ndonëse padyshim është një nga këngët e mia më të sukseshme, ajo që admiruesit nuk dijnë është se ky mbetet edhe një nga videoklipet më të vështira që kam realizuar ndonjëherë. Për vetë faktin që është xhiruar në janar dhe sapo ne bënim plan të xhironim binte shi dhe anullohej çdo gjë. Kjo ndodhi disa herë. Plus ka qenë aq ftohët në kohën kur është xhiruar saqe ka pasur raste që s’kam mundur ta xhiroj deri në fund këngën. Për këtë jam shumë e lumtur, që është pritur shumë mirë edhe pse me vështirësi realizimi ia vlejti!

Gentjana, lamë pas një sezon të ngjeshur veror me koncerte, evente dhe mbrëmje muzikore, brenda dhe jashtë vendit sidmos në Amerikë…!

Po është shumë e vërtetë. Atje njerëzit janë shumë të përmalluar për këngeët tona të bukura shqipe. E ku ka meë bukur kur të gjithë këndojme sëbashku! U jam falendëruese me gjithë zemër për dashamirësinë dhe mikëpritjen që na kanë bërë mua dhe Rolandit. Dihet tashmë që unë jam një këngëtare e muzikës live dhe si çdo verë edhe ky sezon ka qene shumë i ngarkuar me gëzime familjare e me konkretisht dasma si neë Shqipëri ashtu dhe jashtë saj. Ajo ç’ka mund të them me saktësi është se ka qenë njeë sezon shumë më i  ngarkuar se vjet por dhe shumë i bukur. E kam shijuar dhe përjetuar çdo event njësoj dhe falënderoj me gjithë zemër ata që ma besuan mua ditën e tyre më të veçantë.

Emocionet të japin nxitje për të kënduar apo kënga të jep emocion?

Të dyja, por unë me së shumti kam provuar këtë të fundit.

Si është marrëdhënia jote me vëllain, duke qenë që ai është dhe muzikanti që të shoqëron me muzikë në çdo event??

Ah vëllai, pika ime e dobët.  Marrëdhënia jonë është shumë e e mirë. Jemi vëlla e motër dhe në punë kuptohemi me sy. Ne kemi vite që jemi pjesë e eventeve të ndyshme familjare apo rinore dhe në profesion jemi kolegë shumë të mirë dhe jam me fat që e kam kudo me veten mbështetjen e një profesionisti si ai.

Sa e lidhur je me familjen dhe sa kohë i kushton asaj?

Aq shumë saqë sa herë më duhet të iki larg tyre e përjetoj si të ishte hera e parë. Por kohën që jemi bashkë unë ja kushtoj 100% atyre pasi janë gjëja më e çmuar për mua.

A jeni te impenjuar për festat e fundviti dhe ku??

Kam disa gëzime familjare në Shqipëri pastaj festat po afrojnë dhe kam disa propozime e fesa për koncerte brenda dhe jashtë saj.

A ke diçka për të shtuar për këngën, muzikën tënde, diçka të veçantë?

Që kam marrë kaq shumë video nga të gjitha grupmoshat dhe nga shumë shtete të botës deri në Amerikë, Kanada, Australi ku dëgjohej dhe keëndohej dhe kërcehej edhe nga fëmijët e vegjël pa bërë akoma një vjeç kënga “Zemër shqiptare” Dhe meqë më jepet rasti dua t’i falënderoj të gjithë për dashurinë e pafundme që më kanë dhënë deri tani. Faleminderit shumë!

Gjithçka që do të vijë më pas, do të jetë e papritur edhe për ty apo ke ide, plane, në mendje që presin për t’u  realizuar? Na zbulo ndonjë prej tyre?

Sigurisht që kam ide, plane për të tjera projekte në të ardhmen por unë jam  tipi i tillë që nuk parapëlqej të flas shumë para kohë, por më mirë po i lë surprizë deri në momentin që do ti bëj publike!

Loading...