Slot Thailand
Slot Thailand
Toto Macau
Slot88
Slot Ovo
Slot Ovo
Anti Rungkad
Depo Slot
Slot Jp
Slot Zeus
Mpo Slot
George Bernard Shaw: "Çdo gjë që mund të blini me para është tashmë e lirë" - Koha News
George Bernard Shaw: "Çdo gjë që mund të blini me para është tashmë e lirë" 1

Kur fitoi Çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 1925, George Bernard Shaw tha se ndoshta ishte vetëm një shenjë mirënjohjeje
që nuk kishte botuar asgjë atë vit. Ai refuzoi bonusin në para që i erdhi me çmimin dhe kur iu kërkua të merrte paratë për ta
dhuruar, ai deklaroi: “Alfred Nobelit mund t’i falet për shpikjen e dinamitit. Por vetëm një armik i racës njerëzore mund të
shpikë çmimin Nobel”.

Ai ishte vegjetarian dhe vdiq në moshën 94-vjeçare. Më poshtë janë disa nga citimet e tij më të famshme.

– Mirësjellja nuk prish asgjë. Diferenca në vite nuk prish asgjë. Mendimi i prindërve nuk prish asgjë. Mjekët prishin gjithçka.
Vetëm ata.

– Mbaj mend, miku im: gjithçka që mund të blesh me para është tashmë e lirë!

– Ndoshta ke të drejtë, por çfarë dobie ka nëse gruaja jote qan?

– Ëndrrat realizohen vetëm për optimistët. Pesimistët kanë makthe.

– Pyetja se çfarë do të mendojnë njerëzit duhet të jetë e fundit. Në fakt, askujt nuk i intereson se çfarë mendojnë njerëzit.
Është jeta juaj.

 

– Mos nxitoni të ndihmoni dikë që nuk ju ka kërkuar ndihmë. Mos i jep këshilla dikujt që nuk të ka kërkuar këshilla. Vlerësoni
veten, fjalën, mendimet tuaja.

– Tani që kemi mësuar të fluturojmë në ajër si zogjtë, të notojmë në ujë si peshqit, na mungon vetëm një gjë: të mësojmë të
jetojmë në tokë si njerëzit.

– Sinqeriteti dhe besnikëria janë dhurata të shtrenjta që nuk duhen pritur nga njerëzit e lirë.

– Mundohuni të merrni atë që dëshironi ose do të detyroheni të dëshironi atë që merrni.

– Duaji burrat. Ata vërtet kanë nevojë për atë dashuri. Pas çdo burri të madh qëndron një grua që besonte në të dhe e donte
vërtet.

– Njerëzit janë më të interesuar për gjërat që nuk i shqetësojnë fare.

– 2 për qind e njerëzve mendojnë, 3 për qind mendojnë se mendojnë dhe 95 për qind më mirë të vdesin sesa të mendojnë.

By vull