Gino Mulliqi, me prejardhje nga Kosova, emërohet kryetar komune në Texas

Një tjetër histori suksesi nga diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Gino Mulliqi, me prejardhje nga Kosova, është emëruar kryetar i Komunës së qytetit Wylie në shtetin e Texasit.
Emërimi i tij u bë nga anëtarët e këshillit komunal të këtij qyteti me rreth 60 mijë banorë, i cili ndodhet në pjesën verilindore të Texasit.
Pas marrjes së detyrës, Mulliqi falënderoi kolegët për besimin dhe mundësinë për të udhëhequr qytetin, duke shprehur gjithashtu mirënjohje për paraardhësin e tij, Tem Jeff Forrester.
“Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për ish-kryetarin e komunës, Tem Jeff Forrester, për shërbimin e tij dhe udhëheqjen e qëndrueshme. Jeff ka dhënë një shembull të fortë dhe jam mirënjohës për themelet që ka hedhur,” shkroi Mulliqi në një postim në rrjetet sociale.
Ai e cilësoi si nder të madh shërbimin ndaj komunitetit të qytetit Wylie dhe theksoi se do ta ushtrojë detyrën me përkushtim, integritet dhe transparencë.
“Jam i përkushtuar që këtë rol ta kryej me integritet, transparencë dhe bashkëpunim,” shtoi ai.
Zgjedhja e Gino Mulliqit në këtë pozitë vjen si një dëshmi e integrimit dhe suksesit të shqiptarëve në SHBA dhe shënon një arritje të rëndësishme për diasporën kosovare.