Më datën 04.11.2023 nga ana e nëpunësve policorë të SPB Tetovë, në bashkëveprim me Inspektoratin Shtetëror të Punës-Njësia Rajonale Tetovë dhe Drejtorisë së të Ardhurave Publike është realizuar kontrollim i koordinuar në pesë bastore sportive në rajonin e Tetovës.
Në subjekt juridik në rr. “Bllagoja Toska”, pronë dhe e drejtuar nga E.SH. (43) dhe I.SH. (47), të dy nga Tetova, të pranishëm kanë qenë dy punëtorë, prej tyre T.K.(30) nga rrethina e Tetovës, gjatë kotrollit të telefonit celular janë gjetur one-line platformë për lojëra me fat pa licencë, përkatësisht pa leje nga organ kompetent. Telefoni celular përkohësisht është sekuestruar për shkak të dyshimit për vepër penale të kryer sipas nenit 156 të Ligjit për lojëra të fatit dhe lojëra zbavitëse, kurse personi është privuar nga liria për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Organizim të lojërave të fatit pa licencë përkatësisht pa leje nga organ kompetent” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 156 të Ligjit për lojëra të fatit dhe lojërave zbavitëse.
Gjatë kontrollit të kompjuterëve në bastore, është konstatuar se nuk kanë licencë për sistemin operativ, dhe me këtë rast gjashtë kompjuterë janë sekuestruar për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër penale të kryer “Shkelje e të drejtave autoriale” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 157 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit të bastores të të njëjtit subjekt në f. Tearcë, te një nga dy të punësuarit, M.M. (23) nga rrethina e Tetovës, është kryer kontrollë në telefonin celular gjatë së cilës është gjetur one-line platform për lojëra të fatit pa licencë. Telefoni celular përkohësisht është sekuestruar për shkak të dyshimit për vepër penale të kryer sipas nenit 156 të Ligjit për lojëra të fatit dhe lojëra zbavitëse, kurse personi është privuar nga liria për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Organizim të lojërave të fatit pa licencë përkatësisht pa leje nga organ kompetent” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 156 të Ligjit për lojëra të fatit dhe lojërave zbavitëse, kurse personi është privuar nga liria për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Organizim të lojërave të fatit pa licencë përkatësisht pa leje nga organ kompetent” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 156 të Ligjit për lojëra të fatit dhe lojërave zbavitëse.
Gjatë kontrollit të pesë kompjuterëve, është konstatuar se nuk kanë licencë dhe të njëjtit përkohësisht janë sekuestruar për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale të kryer “Shkelje e të drejtave autoriale”
Gjatë kontrollit në subjeltin juridik-bastore në rr. “E Ilindenit” me person të autorizuar E.P. është konstatuar se pesë kompjuterët janë pa licencë, dhe për këtë përkoshësisht janë sekuestruar për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër penale të kryer “Shkelje e të drejtave autoriale”. Nga ana e DAP-it janë ndërmarrë masa dhe aktivitete në kompetencë të tyre dhe janë konstatuar disa parregullësi për të cilat do të shqiptohen gjoba.