Koha News

Ke Çfarë Lexon!

Gjobat e para ranë për kompanitë që shisnin bukën e bardhë më shtrenjtë

1 min read

Inspektorati Shtetëror i Tregut i shqiptoi gjobat e para për mosbindje ndaj vendimit të Qeverisë për ngrirjen e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë nga 450 gramë në 33 denarë. Katër kompani janë shqiptuar me gjobë prej mbi 300.000 denarë.

-Në kontrolle janë bërë katër procesverbale me konstatuar parregullsi, janë shqiptuar gjobë prej mbi 300.000 denarë. Gjobat janë shumë të larta, janë në përputhje me Ligjin e Tregtisë, madje edhe me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, ku variojnë nga 500 deri në 10 mijë euro për person juridik ose nga 50 deri në 500 euro për person përgjegjës në personin juridik. Janë konstatuar tri parregullsi në Shkup dhe një në Kumanovë, gjegjësisht një situatë ku buka nuk është me çmimin e ngrirë, gjegjësisht ka qenë mbi 33 denarë – thotë në një deklaratë për media Aleksandra Koteli nga ISHT.

Verified by MonsterInsights