Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Gjobat në Kroaci janë duke u bërë më të lira nga Viti i ri

1 min read

Zagreb, 101112. Skorpikova. Zagrebacka prometna policija veceras je povodom proslave Martinja pojacano testirala vozace na alkohol i droge. Kroz kontrolnu tocku dvoje policijskih sluzbenika iz 2. policijske postaje u Luckom, smjestenih tijekom akcije u Skorpikovoj ulici, izmedju 23 sata i ponoci proslo je u postotku nevjerojatno mnogo trijeznih - vozacica. No jedan od zaustavljenih vozaca imao je 2 promila alkohola u krvi, te je odvezen na trijeznjenje. Foto: Tomislav Kristo / CROPIX

Një histori interesante vjen nga Kroacia – me futjen e euros si monedhë zyrtare që do të ndodhë në vitin e ri, gjobat për shkeljet e trafikut në Kroaci po bëhen më të lira. Gjegjësisht, me ndryshimet në ligjin për sigurinë në komunikacionin rrugor, në të është inkorporuar një formulë, sipas së cilës shuma e gjobave shndërrohet nga kuna në euro. Kështu, ndërsa kursi zyrtar i këmbimit është 7.5 kuna për një euro, për kundërvajtje për të cilat është paraparë një gjobë prej 300 kunash, do të paguhet 30 euro, që llogaritet të jetë vetëm 225 kuna. Për më tepër, ato prej 500 kunash do të kushtojnë 60 euro, pra 450 kuna, 700 kuna do të bëhen 90 euro (675 kuna), e kështu me radhë, deri në gjobat më të larta prej 30.000 kuna, që nga viti i ri do të kthehen në 3.980 euro. pra 29.850 kuna. Pra, sa më e madhe të jetë dënimi, aq më të vogla do të jenë “kursimet”.