Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Metën

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Si pasojë, Meta do të vijojë të qëndrojë në burg.

 

 

Ish-presidenti mbahet i arrestuar që nga tetori i vitit të kaluar, nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ndodhet nën masën e detyrimit për paraqitje, sipas vendimit të GJKKO.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights