Gjykata Supreme refuzon kërkesën e Salih Mustafës, mbetet në fuqi dënimi prej 15 vitesh

Gjykata Supreme refuzon kërkesën e Salih Mustafës, mbetet në fuqi dënimi prej 15 vitesh

Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të ish-komandantit të njësitit BIA, Salih Mustafa, duke lënë në fuqi dënimin e tij me 15 vjet burgim, vendosur nga Gjykata e Apelit në shtator të vitit 2024.

Në arsyetimin e saj, Gjykata theksoi se Mustafa nuk ka ofruar argumente të mjaftueshme për të dëshmuar se dënimi i tij përbën shkelje të së drejtës penale. Po ashtu, u theksua se mospajtimet me vendimet gjyqësore nuk përmbushin kriteret e nevojshme për të pasur sukses një kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë.

Me këtë vendim, procesi gjyqësor ndaj Mustafës konsiderohet i mbyllur, duke e lënë atë të vuajë dënimin e shqiptuar nga drejtësia ndërkombëtare.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights