Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Grubi: Kontestin me Bullgarinë mund ta zgjedhim shumë shpejtë me Qeverinë e re bullgare

1 min read

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi beson se e gjithë mosmarrëveshja me Bullgarinë mund të zgjidhet për 6 ditë.

“Nuk duhen fare 6 muaj, por për 6 ditë, të ulemi në tryezë me qeverinë e re bullgare dhe të harmonizohen qëndrimet për çështjet e diskutueshme, pas së cilës menjëherë do të mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare mes Maqedonisë dhe BE-së. ”, tha Grubi në emisionin “Vetëm Intervistë”.

Sipas tij, vetoja e re bullgare nuk është debakli dhe nuk është për fajin e ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani.

– Bujari bëri maksimumin e asaj që mund të kishte bërë dhe po bën. “Të them të drejtën, nuk prisnim që gjithçka të përfundonte më 14 dhe 15 dhjetor, por të fillonim procesin me qeverinë e re bullgare”, tha Grubi.