Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Grubi: Me plot bindje e them se kryeministri shqiptar do të bëhet

1 min read

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sonte ka qenë i ftuar në Click Plus ku ka folur për çështjet e fundit të cilat po ndodhin në vendin tonë.

Në pyetjen se a do të bëhet kryministri shqiptar Grubi u shpreh kështu: “Absolutisht se kryeministri shqiptar do të bëhet. Me gjithë bindjen e plotë absolute e them se do të bëhet. Këtë e kemi diskutuar edhe me kryetarin Ahmeti edhe me z.Zaev. Kjo është e shkruar që në 100 ditëshin e fundit kryeministri do të jetë shqiptar”, është shprehur Grubi.