Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Grubi në Click plus: Mickoski ka thënë PO për Kryeministrin shqiptar me këtë përbërje qeveritare

1 min read

Zëvendëskryeminsitri i parë, Artan Grubi në ClickPlus në TV21, bëri të ditur se Mickoski e ka pranuar kryeministrin shqiptar në 100 ditëshin e fundit të Qeverisë.

Po më thoni publikisht z.Mickoski ka thënë PO për kryeministër shqiptar?

Artan Grubi: “Në këtë përbërje qeveritare PO”.

Në 100 ditëshin e Qeverisë të kësaj apo asaj që do të vi gjatë vitit ri që po thoni.

Artan Grubi: Do të thotë ishte biseda në kontekstin për shpërbërjen e kësaj shumice, zgjedhjes së qeverisë 100 ditëshe për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në këtë pranverë me kryeministër shqiptar dhe me përfshirjen edhe të opozitës si pjesë e Qeverisë teknike”.

Ishte takim mes jush, z.Mickoski, z.Ahmetit, z.Zaev?

Artan Grubi: “Mes z.Ahmetit dhe z.Mickoski”.