Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Grubi në Click plus: Në 100 ditët e fundit të cilësdo qeveri kryeministri do jetë shqiptar

1 min read

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sonte në emisionin Click plus në pyetjen se a guxojnë të thonë publikisht se a do të bëhet kryeministri shqiptarë ai tha se publikisht edhe njëherë deklarojmë se 100 ditëshi i fundit do të jetë kryeministër shqiptar.

“Po apsolutisht që po, jo vetëm që guxoj por definitivisht me bindjen e plotë apsolute e them që do të bëhet për arsye se është marrëveshje e koalicionit dhe vazhdon të jetë edhe me liderin e ri të LSDM-së, e kemi diskutuar me kryetarin Ahmeti z. Zaev dhe z. Kovaçevski, madje edhe gjatë krizës parlamentare edhe Zaev e kishte paraparë që 100 ditëshi të jetë kryeministër shqiptar dhe se z. Mickovski është takuar me kryetarin Ahmeti dhe se e ka pranuar një gjë të tillë”, tha Grubi.