Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sonte në emisionin Click Plus tha se ai dhe kryetari Ali Ahmeti apsolutisht nuk është e vërtet se e kanë mbajtuar peng Zoran Zaevin për të dhënë dorëheqje.
“Jo aspak nuk është e vërtetë, ka të bëj me kacafytje midis VMRO-së dhe LSDM-së të përditshme duke u munduar që tia ulë kredibilitetin njëri tjetrit dhe duke e përdorur BDI-në si një faktor i cili do mund të shkaktonte përçarje dhe ka për synim të shkakon përçarje midis koalicionit dhe se BDI-ja është partneri dominant në këtë shumicë parlamentare dhe të shkakton paknaqësi edhe tek partnerët tjerë, nuk është aspak e vërtetë as ne atë e as ai neve nuk ka për çka të na mbaj peng”, tha Grubi.