Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Grubi në Programin 200: Punojmë për datë ashtu siç punuam për anëtarësim në NATO

1 min read

Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka thënë se bashkë me partnerët e koalicionit punojnë që vendi të merr datë dhe mos ketë ecje ndryshe por në Dhjetor të ketë një lëvizje pozitive.

“Jemi shumë optimist dhe do të punojmë për datën ashtu siç kemi punuar për ndryshimet kushtetuese dhe anëtarësimi në NATO. Nuk duhet të ngremë dorë, për ne e as për gjeneratat e ardhshme por edhe për strategjinë gjeopolitike e gjeostrategjike të vendit, do të vazhdojmë përpjekjet deri në gjetjen e kompromisit e sa i përket politikave strategjike. LSDM, BDI, partnerët e koalicionit por edhe partitë shqiptare janë treguar të guximshme për të marrë këto vendime prandaj edhe ne insistojmë të stabilizojmë vendin sepse në Dhjetor mund të ketë një lëvizje afirmative pozitive që do të mundësonte marrjen e datës në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Grubi.