Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Grubi uron 1 Majin me një thënie profetike

1 min read

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka uruar 1 Majin, ditën e punëtorit.

Grubi kësaj radhe ka uruar të gjithë punëtorët përmes një thënie të profetit Muhamed: “Jepjani hakun punëtorit para se t’i thahet djersa”.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjithashtu me këtë rast ka numëruar edhe të arriturat e qeverisë që janë në favor të punëtorëve duke përmendur kështu sigurimin e vendeve të punës për mijëra punëtor në sektorin privat, rritjen e rrogës minimale për 6.000 denar, parandalimin e zvogëlimit të rrogave për administratën, rritjen e rrogave në arsim, shëndetësi dhe sektorin e sigurisë, njohjen e fakultetit për qindra administratorë të punësuar me shkollë të mesme, avancimin e qindra administratorë të tjerë dhe shpërndarjen e administratorëve të cilët filluan me punë.

 

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/308095514013307