Hamza viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: “E vërteta e luftës çlirimtare do të triumfojë”

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka realizuar një vizitë në Hagë, ku ka takuar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli. Pas takimit, Hamza ka shprehur mbështetje dhe ka theksuar se të dy liderët janë të fortë dhe të vendosur në bindjen e tyre.

Ai ka shtuar se e vërteta e luftës çlirimtare të Kosovës do të triumfojë së shpejti, duke shtuar se ky proces do të konfirmohet nga organet përkatëse. Në një postim në Facebook, Hamza theksoi se Thaçi dhe Veseli vazhdojnë të jenë një frymëzim i madh për qytetarët e Kosovës dhe shprehu besimin se ata do të rikthehen së shpejti mes popullit.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights