Haradinaj kritikon Limajn: Ndarja nga AAK-ja është e turpshme

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk ka asnjë komunikim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke e cilësuar si të turpshme ndarjen e tij nga bashkëpunimi opozitar.

Në një deklaratë për media, Haradinaj u shpreh i zhgënjyer me veprimet e Limajt, duke rikujtuar se kishin kërkuar së bashku votën për ndryshim. Ai theksoi se qëndrimi aktual i Limajt nuk është në përputhje me atë për të cilin kishin kërkuar mbështetje nga qytetarët.

“S’kam komunikim me zotin Limaj që nga intervista e tij e fundit e famshme. Ka qenë shumë e vështirë krijimi i shumicës nga opozita vetvetiu. Synimi i tij i hershëm ka qenë i parakohshëm dhe e ka bërë më të vështirë këtë proces. Nëse Nisma dhe Limaj e mbështesin pushtetin, kuptohet se ata ndahen nga ne,” tha Haradinaj.

Ai shtoi se ndarja është e turpshme, duke theksuar se të dy kishin shkuar bashkë në çdo cep të vendit për të kërkuar votë për ndryshim, dhe tani sjellja e Limajt është e papranueshme.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights