Ish-lojtari i Real Madrid dhe Chelsea, Eden Hazard ka refuzuar një kontratë shumëvjeçare nga një klub i paidentifikuar nga Arabia Saudite që do t’i kishte fituar 52 milionë euro në sezon, raporton Daily Mirror.
Ish-reprezentuesi nigerian, John Obi Mikel, ka zbuluar se Hazard i kishte thënë se refuzoi ofertat nga Arabia Saudite sepse nuk planifikon të pensionohet.
32-vjeçari Hazard njoftoi në fillim të tetorit se kishte vendosur t’i jepte fund karrierës së tij si lojtar, pasi kishte luajtur për Lille, Chelsea dhe Real Madrid.
Mikel pretendon se Hazard ka marrë oferta nga tre klube të Arabisë Saudite.
“Azar më tha: Mikel, kam mjaft para. Ti e di si kam jetuar. “Nuk kam shpenzuar shumë dhe kam para të mjaftueshme për të jetuar me familjen time dhe për të kaluar kohë me fëmijët e mi”, tha Mikel, i cili luajti me Hazard në Chelsea.