“Le të jetë e mërkura një ditë zemërimi kundër armikut,” bëri thirrje Hezbollah, një aleat i Hamasit palestinez, në një deklaratë, duke dënuar “masakrën” dhe “krimin brutal”.
Ke Çfarë Lexon!
“Le të jetë e mërkura një ditë zemërimi kundër armikut,” bëri thirrje Hezbollah, një aleat i Hamasit palestinez, në një deklaratë, duke dënuar “masakrën” dhe “krimin brutal”.
Hezbollahu i Libanit bëri thirrje për një “ditë zemërimi” të mërkurën për sulmin dhe “masakrën” në një spital në Gaza për të cilin fajëson Izraelin.
Thirrja e Hezbollahut erdhi ndërsa qindra protestues u mblodhën jashtë ambasadës amerikane në Awkar, një periferi veriore e kryeqytetit Bejrut, duke brohoritur “vdekje Amerikës” dhe “vdekje Izraelit”, sipas korrespondentëve të AFP.
Forcat libaneze të sigurisë hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që po gjuanin me gurë ambasadën.
Qindra njerëz u mblodhën gjithashtu para ambasadës franceze në Bejrut, duke valëvitur flamujt palestinezë dhe gjithashtu duke hedhur gurë në hyrjen kryesore të ambasadës.
Protesta të zemëruara u zhvilluan gjithashtu në kampet e refugjatëve palestinezë në qytetet jugore libaneze të Sidonit dhe Tiros. Fraksionet palestineze në Liban bënë thirrje për tubime masive të mërkurën për të dënuar sulmin në spital.