106 vjet më parë u nda nga jeta atdhetari dhe veprimtari i shquar i Rilindjes Kombëtare, Çerçiz Topulli.

vull
Lindi në qytetin e Gjirokastrës, ku mori mësimet e para dhe vazhdoi më tej shkollimin në Janinë. Mori pjesë në veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë ‘‘Për lirinë e Shqipërisë’’.
Në prill të vitit 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut dhe më 1908 anëtarë të çetës së tij vranë komandantin e xhandarmërisë.
Në janar 1907 gazeta ‘‘Shpresa e Shqipërisë’’, boton thirrjen e tij ‘‘Nga malet e Shqipërisë’’, ku dënonte grabitjen e administratës osmane dhe bënte thirrje për shkëputje nga Perandoria me anë të kryengritjes së armatosur.
Pas fitores së revolucionit xhonturk të 1908 punoi për formimin e klubeve shqiptare dhe për hapjen e shkollave shqipe në vise të ndryshme të vendit. Pas Shpalljes së Pavarësisë u vu në shërbim të qeverisë së Vlorës ku luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit. U pushkatua më 15 korrik në Shkodër nga forcat malazeze.
Foto: AQSH
Next Post

Shënohet një moment historik në Tetovë: Fillon  prishja e objekteve në bulevardin Blagoja Toska!

Ndër  vite u premtua dhe u betuan shumë kryetar  të komunës së Tetovës, se bulevardi Blagoja Toska, nga kalldërmat e vendosur që në kohë të perandorisë osmane do të ndërtohet dhe do të marrë pamje evropiane dhe lajmi i mirë pas mijra viteve erdhi më në fund një gjë e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: