125-vjet nga ditëlindja e Mbretit ZOG I/ Kur jetën ia kushton kombit, brezat të kujtojnë me nder përjetsisht!

vull

Nga Shpetim AXHAMI, kryetar i PLL

Bërja e kombit dhe formimi i shtetit modern shqiptarë merr kuptim të plotë vetëm me burrështetasin Ahmet bej Zogu!

1895-8 Tetor-2020.

125-vjet nga ditëlindja e Mbretit ZOG I.

NMT ZOG I Mbrtet i Shqiptarëve!

Krijues i shtetit modern Shqiptar.

Burrë shteti i rralle, personalitet i lartë shume dimensional

Gjithë jetën e Tij e vuri në shërbim të kombit dhe bashkimit kombetarë.

Burrështetas, i tillë si ky, edhe sot i duhet Shqipërisë.

Drejtues shteti që pas shpalljes pavarësisë i dha dinjitet dhe krenari çdo shqiptari dhe Kombit Shqiptarë ishte dhe mbetet Ahmet bej Zogu.

Ahmet Zogu e ka shkruar vetë historine e Tij, duke berë që koha e qeverisjes, sidomos si Mbret i shqiptarëve, të mbetet koha më lavdishme e historisë tonë kombêtare, ne na takon të shkruajmë drejt historinë dhe të kontribojmë, qê filozofia e Mbretêrise Zogiste një ditë sa më të shpejtë të bëhet realitet.

Mbreti ZOG.

Lindi me 8 Tetor 1895. në Burgajet -Mat në keshtjellen e familjes Zogolli, i biri i Xhemal Pashe Zogut dhe Sadije Zogut-Toptanit (Nena mbretereshe më vonë).

Ne moshë të re dergohet per studime ne liceun Francez ne Turqi.

Në veren e vitit 1912 kthehet nga Turqia ku tashme kishte 8000 mije forca në kryesimin e parise se Tij.

Më 28 Nentor 1912. Ahmet bej Zogu perfaqeson në shpalljen e pavaresise krahinat e Matit, Dibres dhe Mirdites.

Pas shpalljes së pavarësisë vihet me gjitha format në mbrotjen e trojeve Shqiptare nga forcat shoviniste serbe.

Në Mars të vitit 1916 Ahmet bej Zogu therret kongresin kombetar të Elbasanit.

Në vitin 1919, kur trojet Shqiptare ishin ne prag te copetimit, Ahmet bej Zogu i kthehet aktivitetit politik duke u bere pjese aktive kryesore per thirrjen e nje kuvendi Kombetar(Kongresi i Lushnjes)

Në 1920 merr pjese ne Kongresin e Lushnjes ku ne moshen 25 vjecare emerohet Minister i Brendshem.

Ahmet Zogu siguroj zhvillimin e punimeve të Kongresit dhe futjen e qeverisë të Sulejman Delvines ne Tiranee.

Me 2 Dhjetor te 1922 emerohet kryeminister, ku pavaresisht veshtiresive për here të parë fillon organizimi i shtetit tone.

Nē Qershor të 1924 si rezultat i levizjes bolshevike, Grushtit të Shtetit për të eleminuar gjakderdhjen mes shqiptareve largohet perkohesisht jashte vendit.

Me 24 Dhjetor 1924 me vendim te qeverise dhe me njohje nga Fuqite e Medha Ahmet bej Zogu kthehet ne Shqiperi duke kthyer legjitimitetin e zgjedhjeve te fundvitit 1923.

Triumfi i Legalitetit.

Pikerisht ketu fillon kristalizimi si duhet i shtetit Shqiptare.

Me 6 Janar 1925 Keshilli i Nalte e dekreton kryeminister dhe Minister te Brendshem.

Me 21 Janar 1925 Kuvendi shpall Republiken Shqiptare dhe 10 dite me vone me 31 Janar 1925 Ahmet Zogu zgjidhet Kryetar Shteti.

Me 1 Shtator te 1928 Asambleja Kushtetuese shpall sistemin Monarki Kushtetues Parlamentare te trashigueshme si forme te regjimit ne Shqiperi dhe Ahmet bej Zogun e shpall Mbretin e Shqiptareve.

NMT Zogu I Mbret i Shqiptareve me strategjine, pregatitjen, zgjuaresine dhe shqiptarizmen e vet merr persiper krijimin e shtetit modern Shqiptar.

Organizimi i pushtetit legjeslativ, ekzekutiv e gjygjesor, bankarë Statuti themelor i 1928, kodi civil e tregtare, administrata serioze dhe profesionale, bene te mundur.

Zhvillimin ekonomik, rritjen e mireqenies, reformat civilizuese siguruan qetesi dhe rend, arsimim dhe kulture.

Gjatë kesaj periudhe modernizimi i shtetit solli shprese, dinjitet dhe krenari kombetare.

Shqiperia dhe shqiptaret tashme kishin vendin e tyre qe meritonin ne rajon, Europe e me gjere.

Me 27 Prill 1938 Mbreti Zog I martohet me Konteshen Hungareze Geraldina Apponyi.

Me 9 Prill 1939. pasi nuk kishte pranuar kushtet e pushtuesve fashist Italian me vendim te parlamentit Mbreti Zog largohet nga Shqiperia, si gjithe mbretërit e tjerë, per ne perendim.

Gjate largeses së detyruar gjithmone punoi per pregatitjen e rezistences ndaj pushtuesve dhe per te organizuar qeverine legjitime ne mergim.

Kurdo dhe me kedo që pati kontakt ne vendet ku kaloi gjate Luftës Dytë Boterore;

Mbreti Zog shprehu shqetesimet dhe ngriti problemet-padrejtësitë që shoqëronin Shqiperinë dhe shqiptaret.

Ne vitin 1946 me ftese Zyrtare te Mbretit Faruk vendoset ne Egjypt.

Ne vitin 1955 vendoset ne Paris dhe me vone ne Kane.

Gjate gjithe jetes Mbreti Zogu I beri perpjekje maksimale me te gjitha format dhe menyrat diplomatike per të faktorizuat problemet kombetare shqiptare, tashme nen diktaturen komuniste dhe me nje Kosove e Cameri te ngelura padrejtesisht jashte trojeve Shqiptare.

Aq e larte ishte figura e Ahmet Zogut dhe aq e ndritur ishte koha e regjimit te Zogut, sa per 50 vjet propoganda komuniste nuk pushoi me shpifje monstruoze vetem e vetem nga frika, sepse njerezit qe kishin jetuar ne ate kohe i dinin perparesite e atij regjimi dhe në heshtje vuanin deshirën e kthimit të këtij regjimi.

Mbreti Zog nderroi jete me 8 Prill ne Paris.

Ne 2012 me rastin e 100 vjetorit Ditës së Shpalljes Pavarësisë, eshtrat e Mbretit Zog u kthyen në Atdheun e Tij.

Siq shihet me sa tham shkurtimisht, vetem pak nga sa ishte Zogu I Mbret i Shqiptareve, ai mbetet burre shteti i rralle dhe personalitet i lartë shumedimensional per Kombit Shqiptare.

Krijues i shtetit modern me moton

ATDHEU MBI TE GJITHA.

Next Post

AlternAtivA:: Sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut po dështon për shkak të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

Nëse udhëhiqemi nga thënia popullore se dita e mirë njihet që në mëngjes, i bie të konstatojmë se sistemi arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe këtë vit ka dështuar. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e drejtuar aktualisht nga kuadër i LSDM-së dhe paraprakisht nga kuadër i BDI-së, vazhdon […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: