1990/“Jugosllavia të jetë e bashkuar, të mos ndahet”

vull

Më 30.5.1990, Ramiz Alia në cilësinë e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor priti në një takim jozyrtar, kongresmenin amerikan, anëtar i Komitetit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe kryetar i delegacionit të përhershëm të Kongresit Amerikan në Parlamentin Europian, Tom Lantosh, si dhe ish kongresmenin me origjinë shqiptare, Jozef Dioguadi.

Alia foli për “mundësi zhvillimi” të marrëdhënieve, por duke kaluar nëpërmjet një agjitacioni të rëndomtë komuniste te luftërat, nuk la pa përmendur kohën e partizanllëkut të tij deri në Sanxhak, si dhe stili i propagandës komuniste se ishim keq e se pas lufte ishte ndërtuar vendi, se vendi kish pasur këneta, se shqiptari jetonte 38 vjeç, se populli nuk kishte punë, etj. megjithatë gjatë gjithë bisedën pranonte se “ishim të varfër”.

Deklarata më e çuditshme, pas shprehjes së Kosova nuk ishte çështje për Shqipërinë, ishte ajo që lidhje me Jugosllavinë. Ramiz Alia kishte hall të madh pandashmërinë e këtij shteti. Midis të tjerash tha: “Për Jugosllavinë desha të theksoj një gjë që ta keni të qartë. Ne kemi interes që Jugosllavia të jetë e bashkuar. Ne nisemi nga interesi kombëtar. Unë thashë që kryesorja për ne është çështja e lirisë dhe pavarësisë. Ky është këndi i vështrimit dhe nuk ka as kënd stalinist, as tjetër. Nga ky kënd, Jugosllavia na intereson të jetë kjo që është, federative, konfederative, kjo është puna e tyre, por jo e çarë”.

Next Post

Prisni para në fatura: DAP me informacion për ata që skanuan faturat fiskale

Muajin e ardhshëm, 6.1 milion euro do t’u kthehen qytetarëve që skanuan faturat fiskale në tre muajt e fundit të vitit 2020 përmes aplikacionit MojDDV. Zyra e të Ardhurave Publike informon se gjatë muajit shkurt, një pjesë e TVSH-së do t’u paguhet qytetarëve që skanuan llogaritë fiskale përmes aplikacionit MojDDV […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: