1991/Ramiz Alia, biseda me ambasadorin jugosllav: Kosova çështje jugosllave, nuk i takon Shqipërisë

vull

Nga Kastriot Dervishi

Në çdo fjalim publik të kohës Ramiz Alia fliste për Kosovën, sikur gjasme interesohej shtetit shqiptar, etj, por në takimin e datës 8.1.1991 me ambasadorin jugosllav Predrag Pjaniç me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale, foli ndryshe. Kjo bisedë nuk iu transmetua shtypit përveçse si lajm i thatë. Alia tha se Kosova nuk është çështje e Shqipërisë, ishte problem jugosllav. Biseda është e gjatë. Në të ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i cili e theksoi se Shqipëria nuk kishte pretendime territoriale ndaj Jugosllavisë. Komunistët mbeteshin njësoj në aktet e tyre antikombëtare, pavarësisht nga vitet. Internacionalizmi ishte gjithnjë në lartësinë e duhur.

Pjesë nga biseda Alia-Pjaniç

Ramiz Alia: …Thjesht ne jemi të interesuar që midis Shqipërisë e Greqisë të ketë marrëdhënie të mira. Është siç kemi me ju problemin e Kosovës, grekët kanë problemin e minoritetit në Shqipëri. Por unë mendoj se nuk është ndonjë problem i vështirë, bile si e gjykoj unë, më tepër se 5 minuta nuk do t’i kushtojmë kujdes këtij problemi, sepse në fakt, nuk ekziston ndonjë problem. Unë do të dëshiroja që këto marrëdhënie të vazhdojnë edhe me Jugosllavinë, që zë ¾ e kufirit shqiptar, përveç faktit që janë 2 milionë e ca shqiptarë që jetojnë në trojet e tyre atje. Ju thatë që jeni gati të bisedoni për çështjen e Kosovës me Shqipërinë. Nuk është problem midis Shqipërisë e Jugosllavisë Kosova. Ky është mendimi im, pikëpamja ime. Ajo bëhet problem midis Shqipërisë e Jugosllavisë, por çështja e Kosovës, në radhë të parë, është problem i Jugosllavisë.

Ambasadori: Jam dakord me ju.

Next Post

Belegu: Festat si ‘Festari’ në Therandë sjellin vlera të larta për shoqërinë kosovare

Festat si ‘Festari’ në Therandë sjellin vlera të larta për shoqërinë kosovare dhe na lidhin shumë mes vete. Me Kryeministrin Ramush Haradinaj, Kryetarin Bali Muharremaj, kolegët Albena Reshitaj e Burim Ramadani, miqtë Aziz Tafaj me familje, Ismeti, Muhameti, piktori e shumë miq tjerë e kaluam një ditë jashtëzakonisht të bukur. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: