A e dini se… në Mat gjenden 33 varre shkëmbore Ilire?

vull

Në krahinën e Matit ndodhen 33 varre shkëmbore Ilire të shpërndara pothuajse në të gjithë territorin, por që banorët e zonës ku ndodhen këto varre i njohin historikisht si burgje. Ky është një prej tyre që ndodhet në fshatin Bërshi të Klosit dhe quhet “Burgu i Murriqit”. Ali Murriqi banon vetëm pak metra larg dhe thotë se brez pas brezi është transmetuar se kjo hapsirë në shkëmb ka qenë burg.

Më interesantja në gjithë kompleksin prej 33 varreve shkëmbore Ilire që gjenden në trevën e Matit, është ai që ndodhet në fshatin Skënderaj, të Njësisë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit që sot quhet “Burgu i Hoxhajve”. Ky varr shkëmbor ilir është i vetmi me dy dhoma e dy hyrje të cilat kanë edhe një lidhje të brendshme mes tyre. Por ashtu si varret e tjera edhe ky njihet si burg. Fritglent Kadiu është një i ri i fshatit Skënderaj por thotë se ai vetëm kishte dëgjuar për burgjet, por nuk kishte shkuar t’i vizitojë.

Këto varre shkëmbore Ilire u zbuluan dhe u studiuan nga arkeologu i njohur matjan, Dilaver Kurti, i cili i ka botuar në një libër. Historiani Sefer Duka thotë se për këto varre nuk ka patur më studime të mëtejshme. Duka shton se këto varre mund të jenë ndërtuar në fund të periudhës së bronzit dhe janë të unifikuara, ku dallim bën vetëm ajo e Skënderajve.

Përtej historisë që i krijoi dhe asaj që i ka shoqëruar ndër shekuj këto varre ilire, janë një atraksion i mirë turistik, për të gjithë ata që vizitojnë Matin.

Varre të tilla ilirie gjenden në Derjan, Burgajet, Lis, Batërr Skënderaj Kurdari dhe fshatin Bërshi.

Next Post

Grenell, viktima ose i vetëofruari i manipulimit serb të historisë - Nga Lisen Bashkurti

Lisen Bashkurti – Tiranë Dje pamë në Twiter, ish-diplomatin amerikan Richard Grenell t’u uronte Serbëve ‘festën e Vidovdanit’ dhe të ‘vrasjes së heronjve të shenjtë si Car Lazari në Betejën e Fushë Kosovës’. Grenell duket qartazi që shpreh simpatinë për historinë, tejet të shtrëmbëruar dhe të manipuluar politikisht nga Serbia […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: