AHMET ZOGU NUK ERDHI NE PUSHTET ME NDIHMEN E JUGOSLLAVEVE

vull

SHKRUAN: AV. XHAFER SADIKU

Lexova një postim për njëqindvjetorin e Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës (KMKK). Ajo që të bën përshtypje është fakti se edhe në Kosovë u qenka fiksuar ideja se Ahmet Zogu paska ardhur në pushtet me ndihmën e Serbëve. 

Është shtrembërim i trashë i historisë sepse:

Së pari, Partia ku bënte pjesë Ahmet Zogu ka fituar pushtetin me vota në dhjetor 1923, por ishin jakobinët e majtë me në krye Fan Nolin, Ali Këlcyrën etj. dhe ushtarakët Rexhep Shala, Kasem Qafëzezi etj. të ndihmuar edhe nga një pjesë e klerit, që nuk njihnin rrugën demokratike të votimëve, por atë jakobine për marrjen e pushtetit. Ishin ata që bënë kryengritje në qershor 1924. Në dhjetor 1924, me ndërhyrjen e Anglisë dhe jo vetëm, u rivendos legjitimiteti, pra u rikthye qeveria e Iliaz Vrionit. Zogu nuk ishte kryeministër.

Se dyti, po ta kishin sjellë Ahmet Zogun në pushtet jugosllavët (serbët), përse donin ta rrëzonin nga pushteti me kryengritjen e Dukagjinit dhe ta ekzekutonin. Ekziston një plan i shkruajtur prej 25 pikash për atë kryengritje.

Së treti, atë kryengritje e ka dënuar edhe i dërguari apostolik në Shqipëri, Xhovani Della Pietra, në një relacion dërguar Selisë së Shenjtë.

Së katërti, të larguarit nga kryengritja e qershorit 1924 nuk ishin vendosur vetëm në Jugosllavi por edhe në Greqi dhe në dhjetor të atij viti u kthyen edhe nga Greqia. Po Greqia urdhër nga Serbia merrte?!

Ka prova të shumta se në Beograd, në vitet 1920-1930, ka patur një qendër masone-bolshevike që kordinonte veprimet në Ballkan për të rrëzuar qeveritë kombëtare dhe për të instaluar qeveri të majta. Aq e madhe ka qenë influenca e tyre sa ka ndikuar edhe në luftën e Spanjës.

Qeveria e Ahmet Zogut ka qenë nën goditjen e tyre. Fakt janë kryengritja e vitit 1926, levizja e Vlorës, kryengritja e Fierit etj.
___________
Ne foto: Komiteti Mbrojtja Kombetare e Kosoves, Shkoder 1918.

Next Post

Zaev priti në takim me ambasadoren e SHBA-së Bërnz

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dje u takua me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kejt Bërnz , e cila ua uroi Kryeministrit Zaev rizgjedhjen në këtë pozitë dhe i uroi punë të suksesshme të Qeverisë së re në realizimin e programit me […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: