Bato, baca ilir që luftoi kafazin “e artë” të Romës

vull

Bato, Baca i desiatëve, degë e fisit të dalmatëve. Emrat që dimë për prijësit ilirë janë tituj më shumë se emra të përveçëm pa kuptim. Bato ishte kryetar fisi, pra Bacë, por titulli është ruajtur i latinizuar. Për më tepër, ky nuk ishte Batoja i vetëm i kryengritjes. Ishte edhe Bato i degës breuce të dalmatëve. Pra, bëhet fjalë për kryengritje bacësh të kulmeve të ndryshme fisnore kundër dhunës e burokracisë romake.
 
Lufta e fisit ilir të Dalmatëve kundër pushtuesve romakë në fillim fare të erës së re quhet “Bellum Batonianum” në latinisht. Kjo për shkak se kryengritjen dalmate e udhëhoqën pleqtë e fiseve, dy prej të cilëve quheshin Bato.
Në mendimin tim, lufta në shqip quhet “Lufta e Bacave”.
Në përfundim, Roma e dinte se do të lodhej duke luftuar njëqind herë në vit me ilirët kryelartë – në këtë rast dalmatët – dhe ndërroi strategji, duke kaluar tek ai kalë Troje që i ka mashtruar paraardhësit tanë që prej luftës së Trojës (Iliumit): nderimi i shtirur, paraqitur si një kafaz floriri, nën marrëdhënien e veçantë të ilirëve me kuajt (vijon më poshtë).
Roma ndërtoi tetë kohorta – thuajse të gjitha kalorësiake – me dalmatë si ushtarë e kapedanë në to. Kalorësia dalmate është mbajtur deri vonë si elita e kalorësisë romake. Tha Romë mjera se i theu. Pak dinte se që këtu – që prej vëllezërve dardanë të dalmatëve – do të vinte edhe rebeli i rebelëve, ai që i tha “Ciao” Romës dhe “Salve” thirrjes së Zotit, duke i prere një kokë asaj perandorie që i bëri shumë keq trevave dhe njerëzve tanë: Kostandini i Madh, themeluesi i Bizantit.
Ilirët ishin kalorës asokohe, dhe me kuaj e gjysmëliri i mashtroje përkohësisht.
Sot Gjermania e të tjera si ajo përgatisin kafazet e arta të rinisë sonë duke i thirrur për punë si infermierë të pleqve të kalbur që bënë të mundur këtë perandori blasfeme që është Bashkimi Evropian sot. Nën këtë kafaz të artë (të bronztë fare), të rinjtë tanë ndihen mirënjohës ndaj mundësisë për t’iu arratisur tokës së vet.
Sa keq! Sot nuk të ofrojnë as kuaj, mjeranët.
Keq edhe më keq! Ta kishim dashur pak më shumë njëri-tjetrin nëpër histori e sot, me qëndrueshmëri e jo urgjencë, do ishim ata që duhej të ishim: të zotët e Ballkanit. Por dalmatët luftonin të veçuar e nuk i bashkoheshin kurrë aleancave ilire. Kështu bënin edhe fiset e tjera, se kujtonin se ia dilnin vetëm. Binin në mashtrimin e një perandorie të huaj pas tjetrës dhe nuk bëheshin tok; harruan t’i ngjanin Teutës, që donte o liri, o vdekje.
Sot, shqiptari pasardhës i ilirëve është i përçarë në servilë (që do të thotë “shërbyes” në latinisht) e ithtarë të kafazit të ndryshkur të Bashkimit Evropian, Turqisë a çfarëdo zoti jozot zgjedh të ketë për t’iu arratisur djersës e gjakut për dheun e vet.
 
** Pas shtypjes së kryengritjes (sa fjalë e bukur e shqipes!), Bato i desiatëve jetoi në Ravena të Italisë deri në fund të jetës. Roma kishte metodën e ligë e dinake që nuk i vriste udhëheqësit e kryengritjeve fisnore, por e largonte udhëheqësin prej fisit. Kështu, shmangej edhe udhëheqja që ai i kishte dhënë popullit, edhe rreziku i një kryengritjeje tjetër, e ndërkohë populli mbahej në një gjendje kllapie e mungese veprimi. Këtë metodë e përvetësoi më pas perandroia otomane, kur rrëmbente bijtë e princave arbërorë që këtyre t’u priteshin krahët e të mos rebeloheshin. Në përballjen e parë me ilirët – në luftën me Teutën – romakët fituan, por e lanë gjallë Teutën me synimin e vasalitetit të saj, gjë që ajo nuk e pranoi dhe u rebelua edhe një herë para vdekjes. Vetëvrasja e saj, si akti i fundit i një barbareje të lirë, ishte turp e rrezik për Romën burokrate e të qytetëruar që po bënte skllevër me shumicë, jeta e të cilëve varej prej shtetit. Kështu, kur Genti u rebelua dhe u mund, u mor në Itali ku edhe vdiq, që ta shkëpusnin nga populli e ky i fundit të mbetej trup pa krye, i hutuar e pa veprim. Me Baton vijoi tradita romake.
Next Post

Për mosmbajtjen e maskës regjistrohen 511 shkelje

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë 24 orët e fundit (11/12.08.2020) në territorin e Maqedonisë së Veriut ka regjistruar 511 shkelje për mosmbajtjen e maskës për mbrojtje nga virusi korona. Ministria e Punëve të Brendshme apelon të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: