Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Burgosur nga serbi, internuar nga Enveri

1 min read

Shqiptari i Kosovës, Haki Hoxha, i internuar në Seman, i dërgon më 8.3.1960 një letër Enver Hoxhës. Më 22.5.1959 kish kaluar kufirin me vëllain dhe shqiptarë të tjerë. Çuditej se pas një qëndrimi në Shijak kishte 8 muaj që gjendej në kampin e Semanit.

E kishin ndarë edhe me vëllain. Duke kujtuar se “Enveri nuk dinte gjë”, ai kërkon ndërhyrjen e tij për të zgjidhur situatën.

Ai i kishte bërë 2 vjet në Golikotok, i lidhur e me pranga.

Nuk e kuptonte se çfarë gabimi kishin bërë që po silleshin kështu ndaj tyre. E.Hoxha nuk i kthen përgjigje, ndërsa më 24.6.1960 Llazi Stratobërdha linte shënimin se MPB nuk ishte dakord të hiqej nga internimi sepse kishte tendencë arratisjeje. Persekutimi në Shqipëri për shqiptarët e Kosovës ishte i gjatë dhe si gjithnjë poshtërues.