DAIM ISË KOPANICA

vull

 

 

DAIM ISË KOPANICA

1915–1959

Dikur nga fsh. Marshen i Koplikut të Malësisë së Madhe që asaj kohe Kopliku mbante emrin Kopanicë, vendi ku ishte lindur dhe jetuar Oso Kuka. I pari nga kjo familje që u vendos në fsh. Kopanicë të Dërvenit ishte Ali Bajraktari i njohur për nga kanuni, besa dhe trimëria i cili themeloi mahallën e parë të Marshenit. Edhe këtu kjo familje e ka dëshmuar veten e saj për nga mikëpritja, guximi, trimëria dhe veprimtaria atdhetare. Gjatë viteve 1900 Ismail Arifi ishte çaush i njësisë kalorëse dhe luftëtar në luftën e Jemenit.

ISA ARIFI 1886 – 1949: Kryetar Komune

Brenda vitit 1918 deri në vitin 1939, vëllau i tij Isa, tre mandate ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Komunës së Çajlanës që përfshinte territorin e Komunës së sotme të Sarajit.

Gjatë mandatit të dytë në vitin 1933 vuri gurrëthemelin e shkollës së parë në fsh. Rashçe të Dërvenit, ku në fillim me daskallët e kohës dhe menjëher më pas solli mësuesit e parë nga Struga dhe Shqipëria. Dashurinë e tij ndaj arsimit dhe funkcionimit të institucioneve e vërejmë përmes fjalisë: “ U përpoqa një Derven ta futi në tytën e martinës që të ndaloj vrrasjet dhe të ngre vetëdijen qytetare por ishte e kotë, ajo mund të bëhet vetëm përmes lapsit. Lapsi, jo një Derven, por një Aurop e fut në tytë të pushkës.”  Përpos urtësisë dhe themelimit të shkollës Ai edhe sot mbahet kujtohet nga për ndërtimin e dy urave mbi lumin Vardar njësoj në fsh. Rashçe e cila ishte qendër administrative për Dërvenin dhe sipas hartës së kohës këta ura e lidhnin Dërvenin me Kosovën, respektivisht me Ormanin e fsh.Sillare.

Mbante kontakte permanente me Shqipërinë dhe Kosovën, me Prefektin e Tiranës, Dibrës dhe Kaçanikut.  Në kohën e ushtrimit të detyrës së kryetarit të Komunës i takonte pjesës demokratike të asaj kohe bashkë me shokun e tij nga fsh. Çajlanë Afet Mazllami, për dallim nga vija radikale e Pashiqit ku bënin pjesë Fetah Çaushi njësoj nga Çajlana dhe Veli Bojona.

Rol të rëndësishëm ka luajtur edhe në fillimin e luftës së dytë botërore, ku në frymën e besëlidhjes ose e njohur si marrëveshja e Mykes, hapin shtabin në fsh. Gllumovë me të cilin shtab ka udhëhequr Qazim Lushnja. Afetit i thot, ti mbaj kontaktet me Nacional Demokraten Shqiptare, ndërsa unë shkaku i djalit do të mbaj kontaktet me Ballin Kombëtar dhe të mos lejojmë të na hynë thikat vëllavrasëse ndërmjet. Vërtetë kështu edhe ndodhi, nuk pat asnjë vrrasje në baza ideologjike dhe partiake ndër shqiptarët e Dërvenit. Tradhëtia komuniste i kishte rrënjët e thella të cilët e sakrifikuan mish për top Brigadën e Shtatë Shqiptare me komandant Gafur Paçukun, duke e dërguar në frontin e Sremit para breshërinjve të mitralozit dhe plumbave pas shpine nga komunistët sërb të asaj kohe.

Në atë kohë, në shtëpinë e Isë Kopanicës me vite ishte i strehuar Kadri Gjakova një mik i afërt i Mit’hat Frashërit i cili pas luftës iku për në Turqi. Fal Kadriut dhe Muharrem Bajraktarit, në shtëpinë e Isës në fsh. Kopanicë për vizitë dy herë vjen Mit’hat Frashëri duke ardhur me tren nga Greqia deri në Shkup dhe pastaj me pajton deri në Kopanicë, për të biseduar rreth formacioneve të Frontit Kombëtar dhe organizimin e Kuvendit të Ballit Kombëtar në Shkup. Për këtë gjë dhe lidhje të tjera Prof Dr. Muhamet Piraku do të shkruaj: “ Dërveni kësula e shqiptarisë”.

Falë këtyre kontakteve dhe miqësisë personale me Muharrem Bajraktarin duke i respektuar kushtet nga marrëveshja e Mukes të cilat arsyeja kryesore për bashkimin e forcave dhe luftën e përbashkët:

  • Kushti i parë: Të luftojmë derisa të lirohet Shqipnia, dhe mbas, në menyrë demokratike, me vota të lira, të formojmë qeverinë.
  • Kushti i dytë: Kosova asht pjesë e Shqipnisë.

Këto kushte Muharrem Bajraktari i kishte deklaruar si me gojë ashtu edhe me shkrim, në bazë të një letre që ia kishte dërguar Kryeministrit Anglez Winston Churchill.

Isa Kopanica e dorëzon djalin e madh Daimin në dorë të Muharremit, i cili dërgohet për stërvitje dhe kryen kursin ushtarak për oficer në Shqipëri dhe Selanik, prej ku edhe gradohet me gradën Major. Themelues dhe Komandant i Ballit Kombëtar në Maqedoni ka qenë Kolonel Xhem Hasa i fsh. Semnicë të Gostivarit, njeriu i cili braktisi punën e gardienit në burgun Italian dhe ju bashkangjit rradhëve të ballit kombëtar.

Kontaktet e Daim Kopanicës me Muharrem Bajraktarin dhe Mit’hat Frashërin kanë qenë permanente.

Njohja dhe bashkëpunimi i ngushtë me Gajur Beg Derallën e lindi nevojën për formimin e çetës së Sharrit. Karakteristike që Gajur Beu ishte edhe nun i djalit të vogël të Daimit të cilin e pagëzoi vet me emrin e tij Gajur. Pasi që Isë Kopanica ishte i dënuar me vdekje nga shteti bullgar shkaku i vrasjes së atentatores Mara Buneva, ky bashkë me familjen e tij gjatë luftvs së dytë botërore strehohet në shtëpinë e Gajur Beg Derallës në Tetovë ku  qëndrojnë 4 vite.

Qendra e koordinimit, mobilizimit dhe vendimmarrja për shtrirjen e luftimeve të Ballit Kombëtar në Maqedoni, asaj kohe janë vendosur në shtëpinë e Derallave por nga ana e Gajurit dhe jo e Hesatit.

Daim Kopanica ishte delegat pjesëmarrës në Kuvendin e Lëvizjes Kombëtare të Rezistencës e mbajtur në tetor të vitit 1939 në Tiranë. Prej ku u pajisën me uniformat dhe me fletushkat që përmbanin programën e lëvizjes e cila më vonë do të njihet me emrin Balli Kombëtar. Pasi filloi lufta e dytë botërore, filluan të krijohen formacionet e ballit kombëtar edhe në trevat tona por me idenë e bashkimit me Shqipërinë dhe kundër sovjetikëve dhe komunistëve.

Edhe pse Balli kishte uniformën e vet, ata në Maqedoni nuk kanë dalur me uniformën e ballit. Në fillim shokët më besnik që e kanë shoqëruar Daimin nga Dërveni janë Kasami dhe Shefketi nga fsh. Arnaqi, Lazami nipi i tij i cili ishte i pandashëm deri në vdekje, Mustafa i Izetit, Shefketi i Gërçecit, Aqifi i Raoviqit, Rafizi, Arifi, Bajrami nga fsh. Rashçe dhe të tjerë. Ndërsa në strukturat e Ballit ishte shok me Xhelë Kalishtin të Strugës, Murat Llabunishtën, Uke Cama i Dibrës, Bajram Dobërdollin, Hazir Tenovën, Shuaib Kamberi, Sul Asllanin, Arif Kapedanin, Isufin, Shehapin, Zylbearin e tj. që të gjithë nën komandën e Xhemë Hasës.

Betejat më të mëdha i kanë zhvilluar në Korab dhe strehimin e kishin në Rrëshen dhe në Çajë te familja Sheh. Më pas në fshatin “Fshat” të Lumës, në Bicaj sidhe në Koritë, Gurgunicë, Merovë e tj, të rrethit të Tetovës e Shkupit. Vendin më të sigurtë të strehimit e kishte te Shabon Korita në një familje tepër besnike ku nëna e asaj shtëpie e kishte pranuar për djalë të vetin dhe e deshi deri në fund të jetës.

Daimi dhe Gajur Beg Deralla bashkë me shokët e tjerë operonin me çetën e sharrit në Dërven. Kasami shoku i tij iu bashkangjit çetës së Xhem Hasës si përforcim për akcionin kundër komunistëve në Bukovik të Kërçovës. Akcion tepër i rëndë ku në rradhët e komunistëve kishte edhe shqiptarë nga Dibra shkaku që në Dibër ishte themeluar Komiteti i parë i Partisë Komuniste për në Maqedoni. Në akcionin e Bukovikut u plagos rëndë dhe më pas nuk ju rezistoj plagëve ballisti Kasam Goge Arnaqia, një trim i shquar dhe djal tepër besnik. Dhimbja nga vdekja e Kasamit është shkaku kryesor dhe arsyeja e vetme që atë natë Daimi me çetën e tij do të marrin akcionin duke sulmuar karakollin e Tetovës dhe duke e çliruar Tetovën. Kjo është e vërteta, por familja nuk e kërkon këtë gjë për lavdatë, sepse në këtë akcion merita u takon gjithë luftëtarëve të ballit kombëtar dhe turpi mbetet mbi ata që asaj kohe bashkëpunonin me komunistët nv dëm të shqiptarëve dhe në interes të sllavëve.

Pas kësaj, njëri nga akcionet që ka lënë nam dhe që ka tmerruar komunistët duke u hudhur të gjallë në lumin Ilirida, është edhe beteja e Treskës (Iliridës) që u zhvillua në vet trevën e Dervenit.

Nga aktorët e gjallë të kësaj beteje është ballisti i mirënjohur Hafëz Jusuf Azemi i Dobroshit të Tetovës që jeton në SHBA. Hfz. Jusufi përpos pjesëmarrjes, ai edhe është plagosur rëndë në betejën e Lubinit. Tre javë të plota ka qenë i strehuar në familjen e Daimit dhe për te  është kujdesur vet Daimi duke i ia caktuar Lazamin nipin e tij t’i qëndron te koka dhe duke i siguruar mjek nga Tetova për të kryer intervenim kirurgjik. Falë asaj ndërhyrje u shpëtua jeta e një veprimtari, luftëtari dhe atdhetari të çështjes kombëtare  që e kemi gjallë edhe sot. Urdhëri rreth mobilizimit ka qenë: “Sot është dita që duhet të shitet lopa dhe të blehet arma”. Kishte ca hoxhallarë që asi kohe donin të pengonin këtë lloj të mobilizimit, por fundi i tyre ishte me turp dhe ndeshkim me përdorim të forcës.

Çeta ishte zgjëruar dhe kënga e dikurshme kem një u bëmë dy, tani numeronte mbi 300 trima kush me pushkë e kush me sëpatë. Afet Mazllami i Çajlanës mobilizonte pjesën e NDSH-së ndërsa Daim Kopanica pjesën e Ballit Kombëtar. Në këtë betejë do të veçojm: Daim Isë Arifi, Shefket Goge Arnaqia, Rafiz Isë Arifi nga Kopanica, Mefail Gollgoni nga Semenishti, Shaban pelivoni nga Setapetka, Shefket Latifi nga Gërçeci, Bajrom Çilafi, Asllan Setapetka, Hasan Bacaçi, Vehap Tosumi, dhe shumë të tjerë. Këto të dhëna për historianin Qerim Lita i dëshmon edhe vet Shaban Pelivani nga Stambolli i Turqisë.

Rapsodët edhe sot ua këndojnë këngën:

BALLISTËT E DËRVENIT

Ky Dërveni, grykë me emën

N’Dardani është i përmendun

Ndër beteja e n’rrafsh kuvendi

I këndohet kënga rend për rendi

Burra trima krejt me plisa

Komandant Daim Kopanica

Shokët e ballit i kish me veti

Si Kasomi edhe Shefketi

N’kep t’shishovës kanë zënë prita

Po luftojnë me komunista

Mitralozit i ndëgjohet zani

N’dor e mban Shaban pehlivani

Djemt e ballit me besë të Zotit

I dalin zot gjithmonë vatonit

Kanë luftue me kon Shypni

Mos me mbet ky vend ndër shki

Me nderime i kujtojm

Edhe këngën ua kendojm

Zoti për këta past ramet

Kanë luftue për komb të vet

 

Beteja e Treskës ishte triumfi mbi fitoren dhe likuidimin e dy batalioneve dhe tre çetave partizane. Nga ky moment vullneti dhe morali ishin në nivel tepër të lartë. Por me rëndësi është se edhe banorët e trevave shqiptare i mbështetnin luftëtarëët e ballit kombëtar dhe ishin kundër të kuqit, siç i quanin komunistët bollshevik. Faktet historike tregojnë dhe dëshmojnë se po këta forca të ballit kombëtar e çliruan Shkupin nga fashistët bullgar.

Menjëher pas çlirimit Daimi iu kthye jetës normale si çdo qytetar tjetër, ngase u kuptua qartë që shteti shqiptar ka përqafuar me të madhe Rusinë dhe ka bashkuar forcat e saja me forcat Jugosllave duke luftuar dhe likuiduar patriotët e ballit Kombëtar dhe gjithë ata shqiptar që i qëndronin besnik marrëveshjes së bashkimt të Kosovës me Shqipërinë.

Edhe pse i ri për nga mosha, atë vit u zgjodh Kryetar i njësisë administrative që ishte në fsh. Rashçe. Nga ana tjetër Gjon Sereçi kishte emruar 2 mësues që të vine në Krahinën e Karshiakës dhe ta ndihmojnë Azem Moranën në hapjen e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe. Fanatizmi me rrënjë të thella dhe ndikimi nga Draçeva pro bullgare i pamndësuan këta mësues të kryejnë misionin e tyre. Me rekomandim të Azem Moranës, këta dy mësues njëri Jetish Vishi dhe tjetri mehmet Dushku vine te Daim Kopanica ku menjëher gjejnë mbështetje, strehim dhe klasat e gatshme për të filluar vitin e ri shkollor, por kësaj rradhe shkolla do të pagëzohet  me emrin e ri  “Dituria”. Personii caktuar që tju shërben për nevojat e tyre ka qenë Hoxha i fshatit Molla Xhemshit Krosi i cili e shfrytëzoi rastin që përpos shkronjave arabe të profesionit hoxhë, të mëson edhe shkronjat e alfabetit shqip. Këtë gjë me rastin e 50 vjetorit të SHF. “Dituria” e pohoi me gojën e tij mësuesi Jetish Vishi i cili evokoi kujtimet e veta me hapjen e paraleleve të para me mësim në gjuhën shqipe. Daim Kopanica ishte i dënuar me vdekje nga Komiteti i Partisë Komuniste. Kanë qenë të shpeshta bastisjet dhe malltretimet jo vetëm në familjen e ngushtë, por edhe më të gjërë të tij.

Ai asaj kohe strehohej në disa fshatra si në fsh. Merovë, në fsh. Raoviç, në Novasellë të Tetovës. Përveç Koritës, Gurgunicës dhe Çegranit ku edhe sot kemi dëshmitarë të gjallë të cilët flasin për trimërinë  e tij të asaj kohe. Komunistët kishin aritur që në shtëpinë e Daimit të instalojnë bashkëpuntorët e tyre të cilët ishin rrogtarë në ruajtjen e bagëtisë. Njëri prej tyre ishte Nuhishi dhe tjetri dhëndri i Daimit që ishte Havziu. Këta persona u zbuluan fal veprimtarit të NDSH-së z. Xhemal Fera i cili nën petkun e partizanëve i shërbente NDSH-së, që më vonë edhe arestohet dhe dënohet me burg të rëndë. Xhemal Fera e njofton Isë Arifin duke i treguar se Daimin e dua si vëlla timin dhe lutem largoe nga nahija shkaku i spiunëve që ka lëshuar shteti, duke ia bërë me dije edhe emrat e spiunëve. Nga ky moment Isa kërkon ndihmë nga shoku  i shtëpisë Abdyl Durra në Kaçanik. Daimi me nipin e tij një kohë të shkurtë ka qëndruar në sofër të Abdylit bashkë me Hajriz Kajollin, Ram Bekën, Kadri Rakën e tj.

Pas një kohe prej aty me ndërhyrjen e burit të urtë dhe trimit Islam Brava, grupi ku ishte Daimi bashkë me Lazamin dhe Hajriz Kajollin i dërgon në fsh. Tanishec të Malsisë së Shkupit duke ia dorëzuar Rexhep Tanishecit. Ajo që është interesante se në shtëpinë e Rexhës kishte qenë e strehuar edhe sekretarja e komitetit qëndrorë komunist për qarkun e shkupit Veselinka Malinski. Daimi lartë në dhomë me shokët, ndërsa Veselinka poshtë me grate e shtëpisë e veshur me kostum shqiptar. Këtu kanë qëndruar disa muaj. Falë intervenimit dhe ndërhyrjes së Rexhep Tanishecit deri tek Veselinka, që të amnestohet dhe të falet Daimi nga pushkatimi, atëher me ndërhyrjen e Veselinkës i bëhet gjyqi dhe Daimit në mungesë të dëshmitarëve dhe provave i hiqet dënimi me vdekje dhe të dënohet me 7 vite burg.

Tradita atdhetare dhe përkushtimi në kauzën kombëtare edhe sot e kësaj dite vazhdon në këtë familje duke qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Next Post

Ramush Haradinaj: Gjashtëdhjetë vite më parë, ndërroi jetë Naltmadhnia e Tij, Zogu i Parë, Mbret i Shqiptarëve

Status nga Kryetari i AAK-së, Haradinaj: Ahmet Zogu, udhëhoqi kryengritjen në Mat, me qëllim të pavarësimit të vendit si dhe mori pjesë në luftërat ballkanike, në tentim të ruajtjes së tërësisë së territoreve shqiptare. Pjesëmarrës në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ai vazhdoi aktivitetin politik e ushtarak në shërbim të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: