Êshtë ojkonim( fshatë ) që i takon komunës së Zhelinës. Ka lartësi mbidetare 640 m, dhe një popullsi prej 2.000 banorësh.
Banorët e këtij ojkonimi merren me bujqësi, është karakteristike të përmendet se arat e mbjella me grurë të saj kanë një cilësi të lartë për nga kualiteti, një pjesë tjetër e fshatarëve janë punëtorë në botën e jashtme.
Rruga që çon deri në fshat është e asfalltuar, ku me ndihmën e komunës është bërë edhe ngritja e një dige të projit që u shkaktonte dëme fshatarëve në mes të fshatit, ku gjithashtu në këtë vendbanim është bërë edhe kalldërimi e disa rrugicave, ku u hapën edhe rrugët e fushës që ishte penges e madhe për fshatarët. me mjete e dhënura nga fondi i buxhetit të komunës.
Ky fshatë e ka edhe shkollën fillore ” Pashko Vasa ”, shkollë periferike e shkollës qendrore të fsh.Grupçin.
Mësimin e ndjekin nxënësit nga kl. I-IV, ndërsa prej vitit 2007 mësimin e ndjekin në këtë shkollë fillore edhe nxënësit tjerë prej kl. V-VIII.
Si prioritet që duhet dhënë këtij fshati janë gjetja e burimeve financiare për instalimin e ujësjellsit të fshatit, kanalizimi, stimulimi i bujqësis, stimulimi tregtarëve të vendit në hapjen e reparteve ekonomike. Duhet pasur një angazhim të veçantë, në mbrojtjen e ambientit jetësor, jo vetëm të këtij lokaliteti por edhe të tër rajonit, nga dëmi që i shkakton gurrorja ” Mak-Alb” e instaluar në vendin e quajtur ” Zhedeni i Dëbërcës”.
Kujdes të veçant duhet dhënë edhe mirëmbajtjes së varrezave të Dëshmorëve ( shehidëve ) të banorëve të fsh. Dëbërcë që kanë rënë nga regjimi serbo-sllav të vitit 1915. Në këto varreza në heshtje prehen 72 viktima të pafajshëm.
Ky material është marur nga libri:
”Të Arriturat dhe Prioritetet në Komunën e Zhelinës’’ nga Autori: Saubi Avziu.
Përgaditi: Shefket Ameti F.Dëbërcë.