Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

DIVIZIONI 21 SS ” SKENDERBEG ” NE USHTRINE GJERMANE GJATE LUFTES SE DYTE BOTRORE .

4 min read
Loading...

Divizioni ” SKENDERBEG ” u krijua nga Heinrich Himmler i propozuar nga kreret e ” lidhjes se dyte te Prizerenit,dhe personalisht Bedri Pejani ne Mars te 1944, zyrtarisht nen titullin 21st Waffen-Gebirgs Division der SS Skanderbeg (albanische Nr. 1). Ai u emruar sipas emrit te heroit kombetare shqiptare Gjergj Kastriot Skenderbeu qe i rezistoi pushtimit Ottoman per 25 vjet.



Emrat e 11398 rekruteve u konfirmuan nga Berlini. 9275 prej tyre u gjykuan te pershtatshem per rekrutim, ndersa 6491 ishin rekrutuar nderkohe ne Waffen (dege e) SS. Perfundiumisht divizioni u formua nga rekrutet e lartepermendur, nga treqind shqiptare etnike qe u transferuan nga dega (grupi) 13-te i Divizionit malore SS Handschar (divizioni kroat nr.1 “Hanxhari”), disa veterane gjermane nga Austria dhe oficere te Volksdeutsche, NCOs si dhe te tjere te thirur nen arme. Numri total i divizionit shkonte nga 8500-9000 njerez, dhe perbehej nga dy rregjimente kembesoresh, nje regjiment artilerie, nje batalion zbulimi, nje batalion malore xhenier, nje batalion sinjalizimi dhe nje anti-tank.

Shume shqiptare te Kosoves e pane invazionin e “Aksit te Qendres” ne Mbreterine Jugosllave si nje mundesi per te shpetuar nga Mbreteria e serbeve, krotateve dhe slloveneve (qe i trajtonin shqiptaret si qytetare te dores se dyte), dhe pastaj te bashkoheshin me Shqiperine. Me 1941 Shqiperia, Maqedonia Perendimore dhe shumica e Kosoves ishin nen kontrollin italian. Ne vijim te kapitullimit te Italise fashiste me 1943, teritoret e mesiperme, banuar ne shumice dermuese nga shqiptare u okupuan nga Gjermania Naziste. Grupit 21 i Divizionit Malor SS Skenderbeg ishte i vetmi divizion me rekrute teresisht shqiptare i krijuar ne Luften e Dyte Boterore. Ai u krijua per te luftuar partizanet me premtimin se territoret me shumice shqiptare do te bashkoheshin ne nje shtet te pavarur e unik qe do te perfshinte Shqiperine, Kosoven dhe Maqedonine Perendimore ose sic nacionalistet shqiptare e quanin “Shqiprine Natyrore” apo “Shqiperine e Madhe”.

Divizioni ishte vendosur nen komanden e SS-Standartenfuhrer August Schmidhuber. Ai luftoi partizanet, qe ishin ne ritje e konsolidim te aksioneve te tyre, si ne Shqiperi ashtu dhe ne Jugosllavi nderkohe qe lufta e Dyte Boterore po shkonte drejt fundit. Ne Kosove, divizioni kreu spastrim etnik te serbeve, vecanerisht te atyre qe ishin vendosur atje (Kosove) nga reforma agrare dhe kolonializimi i Kosoves me serb e malazeze ne zbatim te programit te Mbreterise Jugosllave te implementuar gjate viteve 1918-1941. Se paku 75 mije serb u larguan nga Kosova gjate ketij persekutimi ndersa rreth 10 mije te tjere humben jeten gjate spastrimit.

Ne Kosove, familjet shqiptare ndihmuan ne mbrojtjen e hebrejve, megjithese jo te gjithe hebrejte shpetuan. Ne fillim te Luftes se Dyte Boterore ne Kosove jetonin 520 hebrej, por gjate luftes se dyte, Divizioni malore i grupit te 21 SS Skanderbeg eshte pergjegjes per dorezimin e 210 hebrejve tek Gestapo te cilet perfunduan ne Kampet e Perqendrimit. Megjithate, niveli me i larte i mbrotjes se hebrejve ne ish-Jugosllavi gjate Luftes se Dyte Boterore ishte ne Kosove, ku 62% e tyre ariten te mbijetojne.

Egzistenca e Divizionit 21 SS Skanderbeg, qe nga koha e krijimit deri ne dorezimin dhe shperberjen e tij, zgjati perafersisht nje vit (mars 1944-mars 1945). Divizioni filloi disintegrimin ne prag te tetorit 1944 kur gjermanet filluan terheqjen nga zonat ku kishte partizan. Deri nga fundi i nentorit, 3500 anetare te divizionit kishin dezertuar. Sidoqofte te mbeturit ne divizion u riorganizuan dhe u perqendruan ne Shkup ku moren detyra mbrojtese tek lumi Vardar per te mundesuar terheqjen e trupave gjermane nga Greqia. Ne janare te 1945 nje grup i Divizionit Skanderbeg u terhoq nga Mitrovica e Kosoves per ne Kosove dhe me tutje ne drejtim te Brcko (Bosnie Hercegovine). Pastaj ata perfundimisht arriten ne Austri ne maj te 1945 dhe lufuan derisa gjermanet u dorezuan. Divizioni u dorezua tek personeli i Aleateve Perendimore. Te mbeturit ja mbathen ne shume drejtime. Nje grup i vogel u fsheh dhe arriti te shkrihet me popullaten dhe mbijetoi. Disa te tjere u menaxhuan si emigrante civile ne vendet perendimore dhe ca shkuan deri dhe ne Australi. Shumica e te mbeturve, gjithsesi, u egzekutuan nga partizane komuniste.

SS-Brigadefűhrer August Schmidthuber, njeri prej komandanteve te Divizionit Skanderbeg, u kap me 1945 dhe ju dorezua autoriteteve jugosllave. Ai u gjykua nga nje gjykate ushtarake ne Beograd ku u akuzua per pjesemarje ne masakra, deportim dhe barbarizem ndaj civileve. Gjykata e denoi me varje dhe ai u egzekutua me 27 shkurt 1947. (Nga Historia e Komisionit te Krimeve te Luftes te Kombeve te Bashkuara dhe Zhvillimit te Ligjeve te Luftes, faqe 528, Komisioni i krimeve te Luftes se Kombete te Bashkuara, Londer: HMSO, 1948)

Shenja e dalluese e divizionit, e vendosur ne krahun e rekruteve, perbehej nga nje shqiponje e zeze dy-krenare ne nje fushe te kuqe. Rekrutet shqiptare mbanin ne koke kesula te bardha, dhe me vone SS ju dha kapele gri te te njejtit stil, me “Totenkopf” (shenja gjermane e kockave te kryqezuara) te qepur mbi kapele.
FOTO : Myftiu i Jeruzalemit, Mohammad Amin al-Husayni,duke uruar anëtarët e 13-të Divizionit SS me një përshëndetje naziste në nëntor 1943. Ndarja përfshirë në rreth 1,000 shqiptarë nga rajonet e Kosovës dhe Sanxhakut që luftuan së bashku me ushtarët muslimanë dhe kroatë të Bosnjes në Shtetin e Pavarur të Kroacisë. Këta shqiptarë u përdorën më vonë për të formuar bërthamën e Divizionit SS të 21-të.