Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përkujton sot ipeshkvin, lëvruesit të gjuhës shqipe dhe teologun imzot Gjon Nikollë Kazazin, në 269 vjetorin e ndarjes nga jeta

vull
Ai në vitin 1740, gjatë kërkimeve të tij në Arkivin e Vatikanit, zbuloi veprën monumentale të kulturës shqiptare “Mesharin” e Gjon Buzukut, botuar në vitin 1555. Zbulimi tij do të mbetej në hije deri më 1909, kohë kur studjuesi arbëresh Pal Skiroi do ta rigjente në po këto arkiva nën shënimin “Katalogu: R.G. Liturgia III,194”.
Gjon Nikollë Kazazi lindi më 1 janar 1702 në Gjakovë. Karriera e tij studimore fillon me studimet teologjike në Kolegjin Ilirik të Shën Pjetrit dhe më pas në Kolegjin e Shën Palit në Fermo dhe në Loreto, ku përfundon studimet. Në vitin 1727 mori titullin Doktor në Filozofi e Teologji. Po atë vit do të shugurohej meshtar. Në moshën 41 vjeçare do të shugurohej ipeshkëv i Shkupit.
Në vitin 1743 botoi veprën “Përmbledhje e shkurtër e doktrinës kristiane”. Kazazi ishte studiuesi i parë shqiptar që metaforikisht çeli udhën për të gjithë studiuesit e mëvonshëm drejt Arkivit të Vatikanit e, kryesisht, arkivit të Propaganda Fide.
Ndërroi jetë më 5 gusht 1752. Në këtë ditë të amëshimit të tij, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përkujton kontributin e imzot Kazazit si gurthemel në panteonin e besimit dhe gjuhës shqipe.
Në pamje: Fletë të “Mesharit” të Gjon Buzukut, sjellë dhuratë nga Papa Françesku, gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
Next Post

Çmimet e naftës nën presionin e virusit

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë rënë mes shqetësimeve për përhapjen e sojës delta në vendet që konsumojnë energji, pasi kjo mund të zvogëlojë kërkesën. Në tregun e Londrës çmimi i një fuçi naftë ishte më i lirë me 67 cent në 71.74 dollarë, ndërsa në tregun amerikan fuçi […]

You May Like

Subscribe US Now

%d bloggers like this: