Federata e Taulantëve

vull

Gjate periudhes se antikitetit territori nga propatoka e Dyrrahut (Lumi Mat) e deri ne lumin Vjose(Aous) banohej nga fisi Ilir i Taulanteve. Pergjate lugines se Vjoses ne te djathte banonin Bylinet(Mallakaster) ndersa ne lindje te tyre, Atintanet1, duke nisur nga rreza e malit Shpirag. Per fisin Ilir te Taulanteve qe popullonte Myzeqene e sotme tregohen nga autoret antike dy gojedhena mbi origjinen e krijimit te tij. E para eshte ajo e Apianit2 te Aleksandrise, i cili ne shkrimet e veta tregon kete legjende: “Origjina e Ilireve rrjedh nga martesa e Ciklopit Politem me nimfen Galatea. Nga kjo lidhje lindi nje djale, Iliri. Vete Iliri nga martesa e tij lindi disa
femije si: Enkeleun, Autarin, Dardanin, Medin, Perrebin, Taulantin, Parthen, Daorsen dhe Dasaren”

Ndersa Stefan Bizantini3 tregon nje tjeter legjende. Sipas saj, mbreti fenikas Agenori, lindi nga martesa e tij me Telefasen nje djale, Kadmin. Ky i fundit pasi do te rrembeje nimfen Harmoni, do ta mbaroje udhetimin e tij ne token e Enkelejve(Liqeni i Ohrit), ku lindi djali i tyre Iliri, nga i cili ka prejardhjen Taulanti.

Megjithese interpretimin mitologjik te prejardhjes te fisit te Taulanteve, ky fis do te luaj nje rol te rendesishem ne historine e Ilireve. Si rezultat i shtimit te lufterave fiset ilire krijuan aleanca njeri me tjetrin. Keto aleanca morren formen e federatave fisnore. Ne krye te tyre qendronin Bazilenjte, udheheqesit ushtarake te aristokracise fisnore.Edhe fisi i Taulanteve krijoi federaten e tij diku aty nga shekulli VIII – pk.5 Autor antik Polieni na njofton per inkursionin plaçkites qe ndermorri federata e Taulanteve e drejtuar nga bazileusi Galaur kunder Maqedonise, kur ajo qeverisej nga mbreti Argeu (659-645) pk.**

Diku nga fundi i shekullit te V pk, federata e Taulanteve duhet te jete perfshire ne shtetin Ilir te Enkelejve-Taulanteve-Ardianeve. Vetem rreth vitit 335 pk, ky fis del perseri si protagonist ne ngjarjet historike, kur Glaukia mbreti i Taulanteve arriti te çliroje tokat e Enkelejdeve, te cilat ishin pushtuar prej Maqedonise. Mendohet se pas kesaj ngjarje ai mori edhe titullin Mbret i Ilirise (323 pk)1.

Pasi realizoi bashkimin e tokave ilire dhe rimekembi shtetin ilir Glaukia vendosi te martohej me Beronjen, princeshen nga Ajakidet Molose. Ne politiken e tij aktive ai u ndesh me interesat e Maqedonasve. Keta te fundit te drejtuar nga mbreti Kasander nderhyne ushtarakisht ne Epir. Ata rrezuan nga froni ne vitin 313pk. Ajakidin dhe vendosen si mbret, njeriun e tyre, po nga familja dinastike e Ajakideve.

Glaukia ne kete moment kritik mori ne mbrojtje djalin e mbretit te rrezuar Epiriot, Pirron dy vjeçar. Ai e strehoi ate ne oborrin e vet dhe e refuzoi oferten e Kasandrit per ta kembyer me 200 Talante. Pasi e sfidoi perseri Maqedonine, Glaukia tanime nuk priste veçse luften. E keshtu ne vitin 314 pk, Kasandri i nisur nga Epiri sulmoi Apolonine dhe Dyrrahun, duke u futur ne territoret e shtetit Ilir, ku pushtoi nje pjese te konsiderueshme te bregdetit.

Kolonite Helene(Apolonia e Durrahu) u pushtuan prej tij. Ne to u vendosen garnizone ushtarake maqedonase, qe nisen administrimin e vendit. Gjate luftes se Peloponezit, Kasandri u perzje ne kete konflikt, duke i dhene mundesi Glaukias2 qe te sulmonte Apolonine ne vitin 313 pk. Por per zhvillimin e metejshem te ngjarjeve nuk kemi njoftime. Dihet se me ndermjetesine e spartaneve, ai hoqi dore nga rrethimi dhe perfundoi me Apoloniatet nje traktat paqeje.   Nje vit me vone fati i buzeqeshi kete rradhe Glaukias. Duke perfituar nga pakenaqesia e Apolonioteve te cilet e debuan garnizonin maqedonas, ai u fut triumfalisht ne kete qytet duke rivendosur sundimin e tij.

Nje nga autoret antik Diodori, thekson se per te debuar garnizonin maqedonas kishin ardhur per ndihme edhe korkyrasit, te cilet ishin te shqetesuar per daljen e Maqedonise ne Adriatik. Por Kasandri nuk e “gelltiti” lehte kete fakt. Ai e sulmoi perseri qytetin por pa rezultat.***

Disfata e detyroi ate qe, te mos kthehej me ne bregdetin ilir, duke u larguar perfundimisht prej tij i humbur.Pas fitores ne Apoloni, Glaukia u perpoq qe te sillte Pirron ne fronin Epirot. Ne vitin 309 pk. ne krye te nje ushtrie ilire Glaukia nderhyri ushtarakisht ne Epir, rrezoi Alketen promaqedonas dhe vendosi ne fron Pirron 12 vjeçar.

Pas viti 302 pes. Glaukia, ky mbret autoritar nuk permendet me ne krye te shtetit Ilir. Vetem ne vitin 295 pk permendet mbreti Bardhyl, i cili nuk kishte as forcen dhe as autoritetin e Glaukias.Me vdekjen e tij shpertheu konflikti midis pretendenteve per fron. Siç na njofton Apiani, nga kjo lufte civile doli i fituar Pirroja, i cili pushtoi tokat e Ilirise pergjate bregdetit Adriatik.

Ndersa pasardhesit e dinastise Taulantase Monuni dhe Mytili nuk permenden per veprimtari ne treven e sotme te Fierit perveçse faktit se kontigjenti me i madh i monedhave te prera nga mbreti Monun, eshte gjetur ne qytetin Ilir te Gurezezes1 ne prapatoken e Apolonise. Gjate ketyre ngjarjeve te vrullshme permenden per rolin e tyre qytetet e Apolonise, Bylisit dhe Nikajes. Keto qytete luajten nje kontribut te rendesishem ekonomik, politik dhe kulturor jo vetem ne treven tone, por edhe me gjere.

Ne vitin 230 pk Taulantet u detyruan t’ja linin pushtetin Ardianeve te dinastise se Pleuratit, te cilet do te drejtojne shtetin Ilir, gjate periudhes se fundit te jetes se tij. ****

 

**

  1. Historia e Shqiperise “Iliret”, vell.1, fq.19, Tirane 1973
  2. 2.Appian Illyr. IV 2       
  3. 3. S. Bizantin shkrimtar grek i shekullit VI . Perpilues i nje fjalori te gjeografise antike me titull “Mbi qytetet dhe popujt”.      
  4. 4. Fenikasit ishin nje popull qe jetonte gjate antikitetit pergjate Libanit te sotem. Ne histori jane quajtur “korriere te qyteterimit”, sepse ne 1000 pk krijuan alfabetin e pare me 22 shkronja.       
  5. 5. H. Shqiperise, “Iliret”, vell.1, fq.32 Tirane 1973

  1. Glaukia ishte i vetmi mbret qe kishte thyer Aleksandrin e madh ne betejen e zhvilluar ne token e Atintanteve, ne jug te Beratit te sotem.
  2. 2. Historia e Shqiperise, vell.1,fq.54 Tirane 1973

     1. N. Ceka. Iliret, fq. 95. Tirane 2001/fieri.com

Next Post

FC Shkupi përforcohet me sulmuesin Dembo Darboe

FC Shkupi ka zyrtarizuar marrëveshjen me sulmuexin nga Gambia, Dembo Darboe. Palët kanë arritur marrëveshje dhe kanë firmosur kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi edhe për 1 vit tjetër. “Jam shumë i lumtur që u bëra pjesë e FC Shkupit. Kjo është një eksperiencë e re në karrierën time si […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: