Gazeta franceze (1881) / Zbulimi i fjalorit të shifrave të Abdyl Frashërit dhe arrestimi i shqiptarëve të Epirit (Çamërisë)

vull

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Maj 2021

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 11 qershorit 1881, në faqen e dytë, një shkrim mbi zbulimin e fjalorit të shifrave që shërbente asokohe për korrespondencën e fshehtë të Abdyl Frashërit dhe arrestimin e shqiptarëve të Epirit, të cilin, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania” është sjellë për publikun shqiptar:

Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque Nationale de France

Korrespondenca Politike merr nga Janina detajet e mëposhtme mbi arrestimet e fundit në Epir :

“Pas shtypjes së kryengritjes në Shqipërinë e Epërme, Dervish Pasha telegrafoi në Konstandinopojë se fjalori i shifrave për korrespondencën e fshehtë të Abdyl Frashërit kishte rënë në duart e tij dhe se shkresat e deshifruara zbuluan një komplot të vërtetë kundër sovranitetit të Portës dhe një marrëveshje midis shqiptarëve të Epirit.

Në të njëjtën kohë, Dervish Pasha kërkoi kompetenca të plota, me qëllim arrestimin e Abdyl Frashërit dhe i dërgoi valit të Janinës një kopje të çelësit të shifrave përkatëse, me ndihmën e të cilës ai mundi të deshifronte dërgesat e gjetura në zyrat telegrafike dhe kështu të zbulojë bashkëpunëtorët.

Ai i ftoi këta të fundit, nëntë në numër, të vinin dhe të bisedonin me të në Prevezë. Ata e pranuan këtë ftesë, por menjëherë u arrestuan dhe u transportuan në bordin e një anije luftarake turke. Na sigurojnë se Porta synon t’i internojë ata në Bagdad”.

Next Post

Drejtori i OBSH-së: Pandemia nuk do të mbarojë askund derisa të mbarojë kudo

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se pavarësisht nga një rënie në numrin e infeksioneve të koronavirusit dhe vdekjeve në nivel global, dhe më shumë vaksinimesh në vende të caktuara, pandemia nuk ka mbaruar. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Gebrejesus tha në një konferencë në Gjenevë se kishte […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: