Keqtrajtimi i shqiptarëve që vinin nga trojet shqiptare në Jugosllavi

vull
Daut Mustafai, lindur në Reçan të Gostivarit në vitin 1938, me 3 klasë të liceut artistik të Shkupit, erdhi në Shqipëri më 20.9.1958. I zhgënjyer nga trajtimi në Shqipëri, i vendosur në Çermë si emigrant, në letrën e datës 21.12.1960 për KQ të PPSH-së, midis të tjerash shkruan:
“Meqenëse tani ndodhem në një gjendje shpirtërore shumë të vështirë, gjendje e cila më çon drejt fazës së parë të tuberkulozit, sepse nuk mund t’i rezistoj jetës së emigracionit me elementë të ndryshëm. Jam në moshën më të lezetshme të rinisë, kam etje të madhe për studime. Dëshiroj të marr shtetësinë shqiptare dhe të gëzoj çdo të drejtë dhe unë si shqiptar së bashku me vëllezërit e mi. Kohët e fundit bëra kërkesë që të gjej punë në qytetin e Lushnjës, qoftë për arsimtar ose pranë shtëpisë së kulturës. Kryetar i seksionit të arsimit nga provat që dhashë ma miratoi, por Dega e Punëve të Brendshme nuk ma miratoi lejen që të banoj në qytet, megjithëse unë banimin e kisha siguruar pranë shokut tim, meqë jemi rritur bashkë në bangat e shkollës edhe kur ishim në Gostivar. Nga gjithë këto padrejtësi, që më bëhen dhe nga vuajtjet shpirtërore, jam gati të humb edhe kujtesën mendore, do të dëmtoj zemrën dhe në këtë mënyrë do të humb avenirin tim të lumtur”.
Më 30.1.1961 MPB kthen përgjigje duke thënë se kërkesat nuk mund t’i plotësohej pasi nuk mbante qëndrim të mirë politik. Në vitin 1972 Dauti, duke qenë me banim në Lushnje u arrestua dhe u dënua. Shqiptarët që vinin nga trojet shqiptare në Jugosllavi, regjimi enverist i urrente.
Next Post

Italia njeh vetëm 4 vaksina, ç’duhet të dini nëse doni të udhëtoni drejt shtetit fqinj. Nëse nuk i keni dokumentat do qëndroni në karantinë…

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka sqaruar procedurat që ndiqen për të udhëtuar në drejtim të Italisë, e cila njeh vaksinat: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca, Jonhson & Johnson. Të gjithë shtetasit shqiptar që duan të udhëtojnë, duhet të kenë po ashtu një test Covod negativ që është bërë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: